Vehbiu: Kërkoj në Google Shkodrën
motori më çon te Shkodran Mustafi

Vehbiu: Kërkoj në Google Shkodrën<br />motori më çon te Shkodran Mustafi
Autori dhe përkthyesi Ardian Vehbiu, në një status të tij në Facebook është shprehur se motori i kërkimit Google në momentin që kërkon Shkodrën të çon te Shkodran Mustafi.
 
Sipas autorit, Google do apo nuk do të “detyron” që fokusin ta zhvendosësh te futbollisti edhe pse kërkon informacion për Shkodrën.
 
“Kohë për të vënë kujën. Këto ditë më është dashur të kërkoj informacion historik për Shkodrën në Google – por sa herë që kam shkruar “Shkodra” në dritaren e kërkimit, motori më ka çuar te Shkodran Mustafi.
 
Madje më ka çuar forcërisht te Shkodran Mustafi, pa më pyetur fare, pa më ofruar ndonjë opsion, pa më dhënë qoftë edhe mundësinë nominale për të zgjedhur.
 
Pa e vënë në dyshim se unë mund të guxoj të kërkoj online informacion për diçka të ndryshme nga Shkodran Mustafi.
 
Nuk e kam shumë të qartë se ç’është ky zotëri, por duhet të jetë jashtëzakonisht i famshëm, që ka arritur t’ia kalojë edhe Shkodrës në popullaritet online, së paku në motorin Google.
 
Ose më mirë, nuk e kisha shumë të qartë, por tani jam të detyruar ta kem: një futbollist profesionist në Gjermani paska më interes për botën sot, të paktën për botën anglofone të Google-it tim, se Shkodra.
 
I vetmi ngushëllim: “Tiranas”, “Elbasanlli”, “Korçar” dhe “Gjirokastrit”, mes të tjerësh, nuk kanë pasur kurrë popullaritet si emra njerëzish; se përndryshe Google-i do të na e zëvendësonte Shqipërinë urbane me një skuadër futbolli.
 
Propozim modest për Ministrinë e Kulturës: ndërroni emrat e qyteteve, sa nuk na ka mbytur të gjithëve futbolli”,
shkruan Ardian Vehbiu.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare