GJIROKASTER - Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj ishte në Gjirokastër në një takim me biznesin fason. Ai ka zgjedhur një prej bizneseve përfituese nga Fondi i Nxitjes së Punësimit, biznes i cili vetëm pak kohë më parë, rrezikonte falimentimin.
Në fjalën e tij ministri Veliaj u shpreh se 3000 shqiptarë janë sot jashtë skemës së personave punëkërkues falë efektivitetit të fondit të nxitjes së punësimit, ndërsa ka bërë të ditur se prej fillimit të vjeshtës, 5 milionë dollarë amerikanë, do të shkojnë në ndihmë të biznesit fason dhe fondit të punësimit.
“Gjykoj që taksapaguesi që meriton të dijë që me taksat e veta kush po ndihmohet dhe ashtu siç po bëjmë në fushat e tjera, pra kush është me ndihmë ekonomike, kush është me aftësi të kufizuar, kush është në pension, ashtu po bëjmë me këtë këtu që quhet “punë e mbarë”. Për t’i uruar tre mijë shqiptarëve që filluan punë me Fondin e Nxitjes së Punësimit, i cili ishte një projekt pilot jashtëzakonisht transparent i këtij vitit të parë”,-u shpreh minsitri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj.
Turi i takimeve të ministrit Veliaj “Punë e mbarë” që ka për qëllim të tregojë përfitimet e fondit të nxitjes së punësimit nisi udhëtimin nga Gjirokastra për t’u shtrirë më tej në të gjithë vendin.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO