TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj denoncoi dhënien e një leje abuzive nga ish-kryebashkiaku Lulzim Basha vetëm 6 ditë përpara se të linte detyrën pas zgjedhjeve të 21 qershorit 2015. Bëhet fjalë për shtyrjen me dy vjet të lejes për një pallat në rrugën "Donika Kastrioti" përballë shtëpisë së shkrimtarit Ismail Kadare.
“Këtë fundjavë kemi pasur disa lajme jo të këndshme për “pabesitë” që i janë bërë qytetit tonë. Janë bërë “pabesi” në mes të Tiranës nga ish-kryetari i Bashkisë. 6 ditë para se të merrja detyrën dhe të betohesha, ndërkohë që zgjedhjet kishin mbaruar, unë dhe kundërshtari kishim uruar njeri-tjetrin, Tiranës iu bë një pabesi. Iu shtua për dy vjet një leje që do të skadonte atë javë, në rrugën “Donika Kastrioti”. Është një pallat që nuk ka as garazhe, as kate nëntokësore. Flasim për ”pabesinë” e Farkës, ndërkohë që i kemi “pabesitë” në mes të Tiranës dhe si ish-kryetari i komunës së Farkës, si ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, kanë një mentalitet: “tokë e djegur, pas meje qameti”. Sot, dëgjojmë u themi njerëzve: O burra në protestë! Protestë për çfarë? Për qytete që s’janë menaxhuar fare, për qytete që pasi ke qenë dy vjet në Holandë vjen javën e fundit për të firmosur lejet dhe për t’i bërë “gjëmën” e fundit këtij qyteti! Kjo vjen era pabesi dhe era hipokrizi. Ajo që më vjen keq është se të paktën 24 administratorët e Tiranës, pjesën më të madhe të kohës e kalojnë me menaxhim dëmi të shkaktuar më parë nga një bashki e papërgjegjshme dhe leje ndërtimi të dhëna pa kriter", tha Veliaj.

Veliaj kërkoi bashkëpunimin e gjykatave për të mos penguar punën e Bashkisë në shembjen e ndërtimeve jashtë kritereve sic janë ato mbi kolektorë që u bënë shkak edhe për përmbytjet e fundit nga shirat në Tiranë.
"Këta që sot duan të marrin frenat e shtetit janë mjeshtra të procedurave. Megjithatë duhet të kemi një prokurori dhe një gjykatë serioze që thotë: në atë shtëpi mund të ishe ti si prokuror e gjyqtar që banoje. Ne kemi sot shumë probleme me gjykatat dhe unë nuk jam këtu të negocioj me gjykatën, se ky nuk është pazar. Por, çdo gjykatësi që na ka refuzuar prishjet e ndërtimeve pa leje, mbi kolektorë, që ka dhënë masë bllokimi për ndërtime që janë bërë në mes të rrugës, u them: si do ndiheshit nëse Bashkia, jo një muaj, por një ditë, mos t’ju mblidhte plehrat dhe t’jua linte te dera; si do ndiheshit nëse ky ndërtim pa leje, ky pallat pa ashensor, kjo gropë do ishte te pallati ku banon ky gjyqtar apo prokuror?! Nuk do ndiheshin mirë. Atëherë, pse e kanë kaq kollaj ta pengojnë Bashkinë të bëjë punën e vet e të prishë këto ndërtime pa leje, por japin pa fund masa bllokimi, si disa raste që i keni ndjekur edhe në media", tha kryebashkiaku Veliaj.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com