“Bizneset problematike me pagesat e sigurimeve shoqërore për punonjësit e tyre, do të përballen me ligjin”. Kështu deklaroi Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj i cili ka nisur “Turin e punësimit” në kompani të ndryshme të vendit. Gjatë vizitës në njërën nga bankat që operojnë në vend, ministri Veliaj theksoi se këto masa po merren për të mbrojtur punëmarrësit që shfrytëzohen e punojnë si skllevër.
“Pra, është fjala për të mbrojtur punëmarrësisht nga disa punëdhënës që vjedhin paratë e sigurimeve shoqërore”, deklaroi Veliaj. Sipas tij shenjat e para pozitive të reformës së pensioneve, e cila do të hyjë në fuqi në 1 janar 2015, kanë filluar të ndihen me 81.352 vendet e punës shtesë në regjistrin e sigurimeve shoqërore, krahasuar me një vit më parë.
“Tregu i është përgjigjur energjisë pozitive që ka sjellë formula e re e pensioneve; janë zbardhur më shumë vende pune, kurse kompanitë po rriten dhe po punësojnë. Në ato raste unike, ku s’pyetet as për formulë e as për reformë, dhe ku ekziston një skllavëri moderne dhe sigurimet shoqërore vidhen, sigurisht që dikush duhet të përballet me ligjin”, tha ministri Veliaj.
Ministri tha se po negociohet me Gjermaninë për punësimin e disa qindra infermierëve shqiptarë, duke qenë se Evropa veriore ka nevojë për të rinj që kryejnë shërbime hospitaliere. Gjithashtu, javën e ardhshme, Shqipëria pritet të lidhë marrëveshjen e pensioneve edhe me Hungarinë, nga e cila përfitojnë emigrantët shqiptarë që punojnë e jetojnë atje.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com