Pas sheshit Skënderbej dhe Pazarit të ri, Tirana do të ketë një tjetër xhevahir që quhet Teatri i ri Kombëtar. Kjo është garancia që dha sot Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në një takim falenderimi të organizuar nga kryeministri Rama për të gjithë ata që ideuan dhe punuan për rindërtimin e sheshit “Skënderbej”, i cili u vlerësua në Barcelonë me çmimin evropian për hapësirën publike urbane 2018.
Në fjalën e tij, Veliaj shprehu bindjen se sa i takon çështjes së ndërtimit të teatrit të ri, do të triumfojë arsyeja mbi nostalgjinë për t’u siguruar se shqiptarët në 100 vitet e ardhshme do të kenë një teatër të ri dhe modern.
Mezi –pres që në diskutimin e nesërm, të ulur gju më gju me arkitektët , me artistë ne të arrijmë në një konsensus që t’i hapim rrugë të paktën një negociate ku të fillojmë që të flasim dhe të gjykojmë se si në pamundësi që shteti ynë modest të paguajë shuma që nuk i përballon dot, ne ashtu si kjo mrekullia që po prodhohet sot e stadiumit kombëtar, ne të kemi një tjetër xhevahir në qytetin e Tiranës që quhet Teatri i ri Kombëtar dhe jam i bindur se do të triumfojë arsyeja mbi nostalgjinë dhe do të gjejmë mënyra origjinale se si dhe nostalgjinë ta përfshijmë në teatrin e ri për tu siguruar shqiptarëve të 100 viteve të ardhshme një teatër të ri dhe modern në zemër të qytetit, aty ku bëhet art, kulturë dhe në brinjë të sheshit Skënderbej, aty ku gëlon jeta e qytetit tonë.
Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës
Kreu i Bashkisë nënvizoi se është diskutuar gjatë më lidhje me çështjen e teatrit, ku sikurse edhe arkitekti i njohur në gjithë botën Bjarke Ingels vlerëson, është i pamundur rikonstruktimi i një godine që nuk ka qenë ndërtuar për teatër.
Ne kemi pasur një diskutim shumë të gjatë me arkitektin Bjarke Ingels dhe besoj dje shqiptarët patën një shans të shikonin të gjithë argumentet pse edhe gjeometrikisht, për atë që ka nevojë teatri, për xhepat anësore, për nënskenën, për mbiskenën, për kushtet , për higjienë, për mbrojtjen nga zjarri, ne nuk mund të rikonstruktojmë diçka që nuk ishte bërë origjinalisht si një teatër.
Teksa falënderoi artistët dhe aktorët për diskutimet rreth teatrit, Veliaj shprehu bindjen se në përfundim të projektit për teatrin e ri, Tirana do të marrë një tjetër çmim për teatrin më të bukur në Bashkimin Europian.
“Dua të falënderoj publikisht sot të gjithë aktorët, të gjithë arkitektët që i kanë dhënë besim këtij procesi. Unë jam i bindur sot dhe nuk ma heq njeri këtë bindje dhe jam i sigurt që ndaj këtë edhe me kryeministrin, pas disa vitesh, ne padyshim do të marrim një çmim për teatrin më të bukur në Bashkimin Euriopian ku jo vetëm që do të jemi anëtar por do të kemi edhe një stoli ku bëhet art i mirëfilltë në kushte dinjitoze dhe në kushte moderne.
Erion Veliaj
Duke u ndalur tek sheshi Skënderbej, Veliaj deklaroi se ky projekt është rezultat i një pune kolosale e nisur nga Edi Rama në vitin 2008 dhe e përfunduar vetëm një vit përpara, duke e transformuar këtë zonë në hapësirën publike më të bukur në Europë.
“Para pak ditësh ishim në Barcelonë për të marrë këtë çmim që ju shikoni këtu sot i cili është një çmim që në fakt nuk jepet vetëm nga organizata pritëse e çmimit që është Qendra Kulturore Bashkëkohore e Barcelonës, por në fakt nga 6 institucionet kryesore të arkitekturës edhe të urbanistikës në Europë, nga Fondacioni i Arkitekturës, nga Muzeu i Arkitekturës dhe Disign, nga Muzeu i Arkitekturës Gjermane, nga Qendra e Arkitekturës në Vjenë dhe nga Muzeu i Arkitekturës në Finlandë. Ky rezultat dhe kjo arritje e nisur nga Edi Rama në vitin 2008 dhe e përfunduar vetëm një vit më përpara është zyrtarisht hapësira publike më e bukur në Europë”, tha ai, teksa nënvizoi se qëllimi është që përtej skepticizmit dhe histerisë së momentit të fitohet beteja për gjeneratat e ardhshme.
“Kam disa falënderime sot dhe falënderimet janë së pari për Edi Ramën dhe për skuadrën e tij që 10 vite më përpara pati vizionin për të bërë diçka revolucionare. Sigurisht ne sot jetojmë në kohën e populizmit, gjëja më e thjeshtë të bësh është të zbulosh çfarë duan njerëzit dhe të bësh atë që duan njerëzit. Ky quhet populizëm, të mos i sfidosh njerëzit të ndryshojnë status-quo-në, të mos i inkurajosh të ëndërrojnë diçka më të madhe, më të bukur, t’u vish sipas avazit vetëm për të fituar betejën e ditës. Pyetja është kjo, ne jemi këtu për betejën e ditës apo për betejën e një gjenerate të tërë? Jemi këtu për të fituar disa pikë të vogla dhe për të ulur histerinë e momentit apo jemi këtu për të bërë një betejë me histerinë dhe për të fituar filozofia jonë e qyteteve për njerëzit mbi histerinë e ditës, mbi cinizmin dhe mbi sportin kombëtar të skepticizmit”.
Erion Veliaj
Jam dakort me Xhelalin, Une, Redi dhe Tufa e pederave. Problemi nuk eshte aq i thjeshte. Duhet te presim cfare thote Fa-iku, ai bisedon me Kim Jo gun dhe ka nje moter te ndare nga burri.
PërgjigjuMJAFT ME Z ERION SE E QELBE FARE MUABETIN PO TE JAP MEND SE KE FILLUAR TA BOSHATISESH TRURIN ME OTO QE THUA NE ERTV rrumpalle tv BEJE TEATRIN ME TE BUKUR NE EUROPE PO JO NE ATE VEND GJEJE VENDIN NDERTOJE DHE PASTAJ TENTO TA HEQESH TEATRIN E VJETER
PërgjigjuThem te hame teatrin per darke se shyqyr do kete me miri ne Europe. Po rrogat kur do i kemi sa 1/3 e Europes zoteri? Apo kur ju te mbushni xhepat bashke me bastardet qe blejne diploma zene vende pune dhe na tundin eurot kur aplikon. Ik ore grisni bythen shk******a se na u be vendi jone ferr!! Presim momentin me te mire qe te na dale nje oferte e mire profesionale dhe ta leme kete mallkim te qelbur qe mban emrin tuaj. Lerini pordhet po dilni nga luksi i Toranes dhe zyrave e shkoni vizitoni spitale, shkolla, institucione me pak te rendesishem se juaji, qendra shendetesore, rruge te pambaruara, kanale fekalesh, hidrovore, site kulturale, universitete qe te kuptoni realitetin qe jetojme perdite. Shpluhurosni aplikimet per pune te atyre qe jane ndryshe nga ju: pa parti, pa mbeshtetje dhe mos kerkoni pordhacione kancelarive europiane per hapje negociatash. Sna duhen pa vene ne vije identitetin kombetar dhe normat ligjore. Tung!
PërgjigjuErion 99 i , punen ne Tirane nuk ka zot qe ta mohon se ndryshimi gjigant duket , por artistet nuk jane kundra dhe e duan nje teater te ri dhe modern , por ato jane kundra PPP qe po marrin tojen publike qe ka vlere 10 fushin e kostos se teatrit . Si ja mundesi qe timonieri kur mori pyshtetin me vitat e socualusteve denonte metoden e koncensioneve , ndersa sot e ka kthyer qeverine e PS ne jampione boterire te PPP . Per mua kjo metide e PPP eshte vetem ne favor te korrupsionit qeveritar . Me thyaj nje rast koncensioni ne te nure publike ? ASNJE dhe te gjitha kunder shqiptareve dhe ne favor te off shoreve
PërgjigjuPastro gjrizet, dhe pusetat, qe qelbin ere, pa per teatrin presin punet, e pe si tu be Tirana me 2 ore shi, muti morri dhene. Mortja qe su ha ty bashke me Ramen.
Përgjigju