Veliaj emëron kreun e Tatimeve
të INUV dhe të policisë Bashkiake

Veliaj emëron kreun e Tatimeve<br />të INUV dhe të policisë Bashkiake
TIRANË - Nis rokada e drejtorëve në bashkinë e Tiranës, me dorëheqjen e pjesës më të madhe të drejtorëve të të gjithë dikastereve në këtë institucion. Edhe pse drejtorët e bashkisë së Tiranës kanë pritur një ditë më parë në ceremoninë e marrjes së detyrës kryebashkiakun e ri Erion Veliaj, pjesa më e madhe e tyre i kanë dorëzuar në zyrë dorëheqjen nga postet që ata mbajtën nën drejtimin e Bashës.
 
Burime për A1 Report konfirmojnë se kanë paraqitur dorëheqjen pothuaj të gjithë drejtuesit e enteve në bashki, duke nisur nga drejtori i përgjithshëm Shkëlqim Barushi, ai i Artit dhe Kulturës Arben Skënderi. Po ashtu mësohet se ka paraqitur dorëheqjen drejtori i përgjithshëm i Planifikimit dhe Menaxhimit të Shërbimeve Taulant Zeneli, drejtoresha e Transportit Nereida Hoxha, drejtori i përgjithshëm i Projekteve Strategjike dhe Investimeve të Huaja Henrik Hysenbegasi, Florian Pustina, drejtori i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, drejtoresha e Burimeve Njerëzore Lindita Dedgjoni, Kujtim Ymeri nga drejtoria e Financës, Pëllumb Seferi drejtori i çerdheve, Alma Marku drejtoresha e Marrëdhënieve me publikun dhe drejtoresha e Informacionit në bashki.
 
Po ashtu konfirmohet se këta drejtorë pasi kanë paraqitur dorëheqjen vijojnë të jenë në detyrë deri në zëvendësimin e tyre me emrat e rinj të kryebashkiakut Veliaj.
 
Ndërkaq burime nga stafi i bashkisë së re të Tiranës konfirmojnë se kanë filluar emërimet e para. Zoti Veliaj ka emëruar drejtor të përgjithshëm të Tatimeve Arli Naskën dhe me largimin e Florenc Hoxhës nga Inspektorati Ndërtimor , kryebashkiaku Veliaj ka emëruar në krye të këtij institucioni Skerdi Drenovën.

Ora 18:39 Veliaj emëron në krye të Policisë së Bashkisë Tiranë, Ermal Kapllani
Ermal Kapllani do të jetë Drejtori i ri i Policisë Bashkiake të Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zyrtarizuar sot edhe emërimin e një tjetër drejtuesi të rëndësishëm në krye të një institucioni të cilin gjatë fushatës elektorale pati premtuar se do t’i ndryshonte imazhin.

Kapllani ka mbaruar Akademinë e Lartë të Policisë në vitin 2000 me rezultate të shkëlqyera dhe prej 15 vitesh është drejtues i spikatur në Policinë e Shtetit, ku ka mbajtur detyra të rëndësishme. Së fundi, ai ka mbajtur pozicionin e Zëvendësdrejtorit të Policisë së Qarkut Korçë dhe aktualisht punon në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.


Paraqesin dorëheqjen
 
Shkëlqim Barushi 
Drejtor i përgjithshëm

Arben Skënderi
Drejtoria e artit dhe kulturës

Taulant Zeneli
Drejtoria e planifikimit të shërbimeve

Nereida Hoxha
Drejtoresha e transporteve

Henrik Hysenbegasi
Drejtor i Projekteve Strategjike dhe Investimeve të Huaja

Florian Pustina
Drejtor i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit

Lindita Dedëgjoni
Drejtoria e burimeve njerëzore

Kujtim Ymeri
Drejtoria e Financës

Alma Marku
Drejtoria e marrëdhënieve me publikun

Pëllumb Seferi
Drejtor i Çerdheve 
 
Veliaj emëron
Arli Naska – Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve
Skerdi Drenova – Drejtues i INUV


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator