Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuar në një takim nga Akademia Politike e Partisë Socialiste, ku iu përgjigj interesit të të rinjve në lidhje me suksesin dhe transformimin e kryeqytetit shqiptar përgjatë këtyre viteve.
Ai ndau me të pranishmit edhe mbresat e vizitës së tij në Aleksandri, duke marrë shkas nga fakti se Tirana dhe Aleksandria do të ndajnë titullin Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025.
“Tirana dhe Aleksandria do të jenë Kryeqytetet Mesdhetare të Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025, një vendim i marrë nga Unioni i Mesdheut, nga ministrat e Jashtëm të mbi 40 vendeve të Mesdheut”, tha ai.
Sipas tij, puna dhe reputacioni që gjithsecili lë pas, është kontribut dhe vlerë e shtuar edhe për komunitetin dhe vendin që përfaqëson.
“Një njeri që bën një punë të mirë, që lë një gjurmë, që lë një emër, që lë reputacion, e bën këtë jo vetëm për veten, por për të gjithë komunitetin dhe popullin që përfaqëson. Ti mund të jesh patriot kudo, mund të jesh i dobishëm për vendin tënd kudo, dhe kur mendoj se për 200 vjet, kolonia shqiptare në Aleksandri botonte një gazetë, libra, i dhanë Shqipërisë nga distanca të gjithë kontributin e tyre. Ndaj, fakti që disa prej jush, edhe fizikisht keni ardhur në Shqipëri, vërtet ma bën zemrën mal”, theksoi Veliaj.
Ai shtoi gjithashtu se puna me njerëzit është një ndër punët më sfiduese dhe më të bukura dhe frymëzuese, për t’i dhënë formë një realiteti transformues në vend.
SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.7%
-
I keq
22.6%
-
As i mire as i keq
33.7%
Vota total: 1635
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
“Jam i qetë dhe i vendosur”, Rama komenton në VOA punën e SPAK dhe rastin e Veliajt: Hetimi s’e bën fajtor! Gjyqet s’bëhen në media
28 Dhjetor, 18:20
-
Veliaj jep shpërblimin e punonjësve të shërbimeve të Bashkisë së Tiranës, ja kategoritë që përfitojnë
28 Dhjetor, 16:24
-
'I tha se u arratis'/ Veliaj i përgjigjet Berishës: O Sali, o kërmë! Po shkoj në SHBA për takime s'jam Non Grata, as legen si ti! Pis burrë
28 Dhjetor, 14:37
-
Ilir Yzeiri: Drejtësia si regjim, rasti Veliaj
28 Dhjetor, 11:20
-
Namir Lapardhaja: Shënime nga Çmendina!
27 Dhjetor, 18:40
-
Erion Veliaj 5 orë në SPAK, Berisha: Luftë brenda llojit, jo meritë e Altin Dumanit
27 Dhjetor, 14:52
-
PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë
27 Dhjetor, 14:05
-
Kush i dha ‘anonimit’ informacione konfidenciale të Aviacionit Civil për të sulmuar Erion Veliajn? SPAK: Po hetojmë për korrupsion dhe fshehje pasurie
27 Dhjetor, 13:17
-
Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…
27 Dhjetor, 12:05
-
Mero Baze: Denoncuesi 'anonim' i Veliajt dhe opozitarët e marrë me qira kundër tij
27 Dhjetor, 07:13
-
Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu
26 Dhjetor, 22:18
-
Studio Live/ Debat i fortë në REPORT TV, Bala: S’e dimë se ç’ka thënë Këlliçi për diplomën, pasurinë dhe foton me Trump! Balliu: S’është e vërtetë! Islami: Duhen fakte
26 Dhjetor, 17:51