Veliaj i përgjigjet Ilir Metës: Ke nostalgji për Tiranën ‘e fuksave’ dhe e ngatërron me Kabulin, është raciste! Të dha gjithçka ky qytet, iku koha e spiunëve

Akuzave të Ilir Metës se e ka bërë Tiranën të pajetueshme, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i është përgjigjur sërish sot gjatë një inspektimi në shkollën ‘Bashkim Fino’ në kryeqytet.

““E di që ka nga ata që e quajnë veten “çuna të Pazarit” dhe kanë nostalgji për Tiranën e fuksave duke e ngatërruar Tiranën me Kabulin, por fakti është ky, që, siç erdhën këta nga qytetet e tjera dhe ndërtuan jetën në Tiranë ku lindëm ne, ashtu kjo Tiranë do ofrohet edhe për studentët që janë këtu, të cilët 9 nga 10, sipas statistikave, nuk kthehen më në qytetet e tyre; 9 nga 10 do vijnë në Tiranë, 9 nga 10 do gjejnë një punë në Tiranë, do krijojnë një familje në Tiranë dhe do të sjellin fëmijët tek kjo shkollë. Eshtë pa sens jo vetëm të krahasosh Tiranën me Kabulin dhe ta bësh me dashje këtë kur ke hallet e “Sigurimit”, po është racizëm banal që të thuash që kjo Tiranë po na mbyt, po na mbingarkohet, kur vetë je histori suksesi, je bërë edhe kryeministër edhe president, i ke pasur të gjithë të mirat e kësaj bote prej kësaj Tirane, që u hap për ty dhe do të hapet edhe për të gjithë të tjerët që do të vijnë, sepse është destini i Tiranës”, ka thënë Veliaj gjatë një inspektimi në shkollën ‘Bashkim Fino’ në kryeqytet.

Veliaj tha se edhe ata politikanë që edhe 30 vite i kanë patur të gjitha detyrat e shtetit, të mësojnë nga emri Bashkim Fino, "që na bëri bashkë në ditët më të vështira, ndërsa sot edhe pse jemi në ditët më të mira dhe ka njerëz që duan të na përçajnë, kjo ska për të ndodhur. Sa kohë do i japim fëmijëve shkollat më të mira, sdo kemi më fuksa". 

Një përplasje në distancë ka nisur mes kryetarit të Partisë së Lirisë dhe kryebashkiakut Erion Veliaj që nisi me një postim të ish presidentit në Facebook të Tiranës në vitin 1981 dhe në vitin 2021. Por 'përplasja' e cila kaloi edhe në ofendime vijoi edhe në konferencën për media të Ilir Metës i cili e cilësoi Veliajn si 'qen të pa vaksinuar' të Tiranës.

Kujtojmë se dje Bashkia e Tiranës ka reaguar pas postimit të një fotoje nga Ilir Meta, ku krahasonte Tiranën e viteve ’80 me Tiranën në vitin 2021, me synim për të treguar se shumë është betonizuar dhe ndotur kryeqyteti. Bashkia thotë se në foton që Meta pretendon se është Tirana e vitit 2021, në fakt nuk është Tirana, por ngjason me shumë me Kabulin. 

Fotoja e publikuar nga Meta

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Metaj: 13/08/2022 00:28

    Sado i poshter tjet meta, sa ty sdo jet kurre. Ti ie me shpirtziu i shqiperis

    Përgjigju
  • Matematika: 12/08/2022 16:00

    Lali Eri erdhi nese perdorim llogjike dhe matematike pervec votave të PS që duhen erdhi ne pushtet nga votat e LSI , tani nese lsi vendos të mbeshtes partine e lirise dhe jo PS matematika dhe llogjika na tregon që nuk i bën dot votat lali për mandatin e tij te trete ! Pra ketu ne Tirane bëhet “perplasja” e madhe politike , lind pyetja a i ka merituar Lali mandatin e trete? Mbetet për tu parë sa do votohet por ama nuk duhet nenvleresuar fakti se populli shqiptar dhe politika shqiptare mund t’ja fuse edhe lalit siç ka futen edhe Sajmirit duke e nxjerr vitin tjeter nga loja politike dhe duke I hapur krahun Tao-s për kryetar partie pas Rames III, gjithçka varet nga besueshmeria! Por edhe nga fakti që në Tirone vetëm qendra eshte qytet zona nga laprake , etj etj jane si fshatra të komunës se Nice-s apo me keq ! Ndaj shikohet që pas tetorit do kemi një debat politik lali vs likja dhe nuk eshte çudi që humbja e tirones nese ndodh për PS të jetë hapi parë i humbjes pushtetit! Mbetet të shikohet , ndoshta populli ja beson një mandat të trete Lalit ose ndoshta populli nuk i jep mandat të tretë por i jep titullin zdroms , varet sesi voton njerezia sepse në bashki nuk punon gjithë populli ata që jane kunder do votojne kunder ! Mbetet për tu parë , vjeshta kete vit vjen me bereqet!!!

    Përgjigju
  • Tironsi nga Dimali: 12/08/2022 15:25

    Nese ka nje person qe i ka dhene Tirana dhe i ka marr Tiranes me shume se shume te tjere dhe ne kembim po ja merr shpirtin perdite qytetareve dhe kryeqytetit, ky eshte vetem dhe vetem Erion Veliaj.

    Përgjigju
  • Detar: 12/08/2022 14:50

    C'fare mund te komentosh per dy palaco apo te tjere palaco ne kete vend!? Keta te gjithe "punojne" per popullin, kete popull qe duron kaq shume! Eshte kenaqesi ti shohesh kur shajne e ofendojne njeri tjetrin por qe nuk zgjat shume se ne fund prape behen "shoke"! "Se hajdutlleku sic te ndan ashtu dhe te bashkon". Gezuar shqiptare hani nje cope buke derisa te hapen deput per te vjedhur e shkaterruar.

    Përgjigju
  • Goni: 12/08/2022 13:59

    Meta hajdut dhe fuks duhet te dale para drejtesis

    Përgjigju
  • Kistra: 12/08/2022 13:50

    Cdo sistem ka "fuksat" e vet! Sot Tirana a ka "fuksa"? Patjeter qe po, me shumice madje. Sa per Meten, nuk ja vlene te flasesh.

    Përgjigju
  • Plehu: 12/08/2022 13:36

    Me Meten merru, se do e gjesh fikun e duhur. Je peshe e lehte shume o Lei Feng. Po vjen dhe dita e votes, o shkaterrues i Tiranes dhe i medias.

    Përgjigju
    • Lymi: 12/08/2022 14:10

      Bravo, ushtar i denje, mi Bashkie. Nje sufllaqe e merituar per Lomin, Tirons i vjeter nga Ura Vajgurore.

    • Lomi: 12/08/2022 14:02

      Dita e votès? Mos more PLEH? Votèn, e pe mè 21 janar nè kètè kryeqytet ku ju fshatarèt erdhèt si refugjatè dhe na u ngjitèt si muti nèn kèpuce.!! Nuk ka shqiptarè qè nuk i vjen pèr tè vjellè nga Meta apo Metaj,,pèrveç perversève si PLEHU qè e bèjnè nga "halli". Morra province me vila nè Lalz.

  • Skr: 12/08/2022 13:25

    Maloku meta hajdut dhe spiun e ka ingranuar sillo kushuriri

    Përgjigju
  • Lali: 12/08/2022 13:12

    Mos u merr me meten o lali vogel Se ta pret veshin ai, seshte si ato servilat qe ke ti Aty ne bashki dhe ato ne parti.. Ju njef mire ai, e di sa vleni te gjithe bashke, Jeni ca plera pa karakter qe sju do as familja as lagjia Askush. Por kshu ju pelqen ju, te peshtyheni..

    Përgjigju
    • Gjergj: 12/08/2022 13:53

      @Lali. Me zè dhe figurè, e njeh Shqipèria hajdutin. Ashtu do tè mbetet pèr gjithmonè nè kujtesè. Erion Veliaj, duhej tè kishte kundèrshtarè tè denjè politikè, pèr tè pasur njè debat serioz pèr Tiranèn. Me hajdutin dhe vrasèsin, nuk ke çfarè tè debatosh politikisht. Sa herè qè e zè frika e burgut, i shkon ndèrmend mali me gropa hajdutit, dhe del e bèn tè fortin para kamerave.

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 12/08/2022 11:59

    Fuksat dhe bijte e tyre kane votuar PD-ne deri tani ?! Nuk i do me votat e tyre? Ka pershtypje qe nje drejtor i bashkise se Tiranes do arrestohet nga SPAK ne Shtator...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria shtyn zbatimin e fashës 800 kWh për çmimin e energjisë, mendoni se është zgjidhja e duhur?



×

Lajmi i fundit

Nesër ndeshja Partizani-Tirana, ja rrugët që do të bllokohen

Nesër ndeshja Partizani-Tirana, ja rrugët që do të bllokohen