Rreth 5 mijë banorë të rrugës “Kahreman Ylli” në Kinostudio nuk do të kenë më probleme të furnizimit me ujin e pijshëm. Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës ka ndërhyrë në rrjetin e ujësjellësit duke e ndërruar plotësisht atë. Falë ndërhyrjes, të gjithë banorët e kësaj zone të furnizohen normalisht me ujë të pijshëm. Punimet u inspektuan nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili falenderoi qytetarët që iu përgjigjën thirrjes së ujësjellësit për të paguar faturat e ujit, duke marrë si përgjigje investime konkrete nga ana e UKT-së.
Falenderoj qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes së ujësjellësit për të paguar faturat dhe likujduar borxhet. Kjo është e vetmja mënyrë se si këto pagesa i përkthejmë në investime. Për 5 mijë banorë të rrugës "Kahreman Ylli", një pjesë të madhe të bllokut të ri të banesave në Kinostudio, shtojmë furnizimin me ujë, kalojmë nga tubat e gizës dhe çelikut, që kishin 50 vjet pa u vënë dorë dhe që arnoheshin dhe saldoheshin çdo vit, në një linjë magjistrale, e cila furnizon me ujë të bollshëm këtë zonë”, tha Veliaj. Kryebashkiaku kujtoi se edhe pse kjo ka qenë një verë e thatë, falë gatishmërisë dhe punës së vazhdueshme të bashkisë dhe UKT-së është bërë e mundur që banorët të mos vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.
Investimi në njësinë nr. 4 në Kinostudio është vlerësuar edhe nga kreu i UKT-së, Redi Molla, i cili tha se ky investim do të përmirësojë furnizimin me ujë dhe do të shtojë orarin e furnizimit për rreth 5 mijë banorë të zonës, si dhe është një shembull bashkëpunimi midis Bashkisë së Tiranës dhe UKT.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO