Veliaj ironizuar kandidatët e opozitës: Shumica janë të majtë që hiqen si të djathtë! Të merresh me pjellat e PD është humbje kohe

 

Erion Veliaj ka ironizuar kandidatët për zgjedhjet e 14 majit duke thënë se shumica janë të majtë që hiqen si të djathtë. Sipas Veliajt, nuk merret me ata që i quan ‘pjellat e PD’ se janë humbje kohe.   

“Poshtërimi që iu bë Berishës është mungesë etike. Si mund të kishte stadiumi më shumë njerëz për Ilir Metën. Bëhet burri lolo për të shpëtuar hallin e vet. Thonë halli ynë u bëftë i të gjithëve. Ne themi hallet u bëfshin zgjidhje. Këtu e majta është forcë dominuese. PS ka dhe një këshill të vetëm, ne s’kemi kompleks për drejtuesit.

Ti ke sot kandidat komunist, marksist, shumicat e kandidatëve janë të majtë e hiqen si të djathtë. Vendi dominohet nga e majta. Unë dua të avancoj kauzat e majta, është gëzim kur kërcejnë nga e djathta e shkojnë në leninizëm. Kur thonë falas e falas, janë përtej Enverit. Kur sheh kandidatët që thonë liri demokraci, është fyerje për të përndjekurit. Në këtë situatë, të merresh me të gjithë pjellat e PD është humbje kohe. Ti pa fituar gjë e të ka hipur tangërlliku për t’u futur me autobus në stadium.

Nuk dua të them marrëzi që si besoj as vetë”, tha Veliaj.


Lajmi kryesor:

Transport falas në Tiranë? Veliaj: Pse s'e bëjnë në Shkodër, e kanë vetë në dorë! Berisha-Meta, rrena të reja dhe të vjetra! Këlliçi, kukulla e radhës


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë