Pas debatit të shumëpërfolur mbi ndërtimin e një këndi lojërash në parkun e Liqenit Artificial, ku ndërkohë të shumtë janë qytetarët që ankohen për mungesë të këndeve të lojërave pranë lagjeve të tyre, kryebashkiaku Erion Veliaj, ka publikuar hartën e 12 këndeve për të cilat Bashkia e Tiranës do të investojë.

“Pse kënd lodrash tek Parku i Liqenit dhe jo në çdo lagje?  Edhe tek Parku i Liqenit, edhe në çdo lagje të Tiranës. Ja harta ku Bashkia Tiranë do të investojë në 12 lagjet e Tiranës ku çdo fëmijë mund të luajë sa te dojë e kur të dojë”, shkruan Veliaj.

harta e kendeve te lojerave

Veliaj një gjë të tillë e deklaroi dhe dje gjatë takimit me ndërlidhësit e qytetit, ku prezantoi ndër të tjera edhe shumë projekte infrastrukturore në Tiranë.



Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)