TIRANE - Takimi i radhës i kandidatit të majtë për bashkinë e Tiranës Erjon Veliaj ka qenë me sportistë e atletë në pallatin e sportit "Asllan Rusi" para të cilëve prezantoi programin dhe kontratën me 11 pika për sportin. Ky program është në vijim të kontratave që Veliaj po prezanton për të gjithë kryeqytetin.
Veliaj tha se Tirana ka nevojë për terrene dhe palestra të rehabilituara në shkolla, për më shumë hapësira sportive nëpër lagje, krijimin e mbi 90 ambienteve të reja sportive, dyfishimin e hapësirave sportive për çdo 100.000 banorë, si dhe mbështetje për të gjitha klubet dhe shoqatat sportive, veçanërisht partneritet më të ngushtë me ekipin e futbollit të Tiranës.
Duke theksuar se kryebashkiaku aktual nuk mbajti asnjë premtim nga premtimet e bëra në 2011, Veliaj tha se Tirana ka sot jo më shumë se 10 ambiente sportive publike për 100,000 banorë dhe gjatë administrimit të Bashës buxheti i Bashkisë për zhvillimin e rinisë dhe sporteve ka qenë vetëm 1%.
“Në vitin e fundit shpenzuan vetëm 4% të 1%, pra 0.04 të gjithë buxhetit që ka Bashkia për sportin. Këta nuk shpenzojnë edhe ato para që kanë në buxhet”, tha Veliaj.
Sipas kontrates, në vitin e parë te mandatit parashikohet të dyfishohet fondi për sportin në buxhetin e bashkisë.
Ai deklaroi se do të bëjë një audit se ku kanë shkuar paratë e bashkisë për sportin dhe gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të monitorojnë pikën e pestë të programit të tij madje dhe të kërkojnë llogari për mosmbajtje premtimi.

Ja kontrata me 11 pika e Veliajt për sportin:
• Rehabilitim i terreneve dhe palestrave në gjitha shkollat e Tiranës.
• Hapësira sportive në lagjet e Tiranës, si dhe në çdo njësi administrimi rurale, të cilat do shërbejnë edhe si hapësira të integrimit të komunitetit;
• Partneritet i ngushtë me sportdashësit dhe ekipin e Tiranës;
• Mbështetje për të gjitha klubet dhe shoqatat sportive që ushtrojnë aktivitet në territorin e bashkisë, në bazë të kritereve të qarta, transparente dhe objektive.
• Në vitin e parë do të dyfishohet fondi për sportin në buxhetin e bashkisë. Deri në fund të mandatit do të trefishohet ky fond.
• Dyfishimin e hapësirave sportive për çdo 100,000 banorë, brenda vitit të parë, duke aktivizuar ambientet e shkollat si qendra komunitare dhe duke i vënë ato plotësisht në shërbim të sportit.
• Krijimin e minimumi 90 ambienteve të reja sportive në hapësirat e lira brenda pallateve.
• Në fund të mandatit, krijimin e 40 ambienteve sportive për çdo 100,000 banorë.
• Kalendar me aktivitete publike sportive masive, në bashkëpunim me Universitetin e Sportit.
• Rikonstruksion i të gjitha ambienteve sportive në pronësi të Bashkisë.
• Garantim i mundësive të barabarta për të gjitha moshat për t’u ushtruar në infrastrukturën publike ekzistuese dhe atë që do të ndërtohet.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
PD">