Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin e masës së sigurimit personal "arrest në burg". Kërkesa e Veliajt u shqyrtua sot nga gjyqtarja Etleva Deda dhe i pranishëm gjatë seancës ishte vetë kryebashkiaku. Ky i fundit, sipas burimeve pranë tij, ka refuzuar avokaten e caktuar kryesisht nga gjykata dhe ka kundërshtuar çdo formë mbrojtjeje të realizuar prej saj, duke argumentuar se ajo nuk ka njohje reale mbi dosjen penale dhe se një përfaqësim i tillë është në kundërshtim të plotë me interesat dhe strategjinë e tij të mbrojtjes dhe nuk përfaqëson vullnetin e tij.

Sipas Veliajt, e drejta për mbrojtje nuk mund të reduktohet në një prani formale avokati, por kërkon njohje efektive të provave dhe aftësi reale për t’i kundërshtuar ato.

Burime pranë kryebashkiakut bëjnë me dije se ai të premten, ai ka testuar profesionalisht avokaten e caktuar nga gjykata, nga ku ka rezultuar se ajo nuk kishte njohuri reale mbi dosjen, ndonëse bëhet fjalë për një çështje voluminoze dhe komplekse, e cila, sipas standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kërkon një periudhë shumë të gjatë dhe serioze pune për t’u përvetësuar nga një profesionist. Për këtë arsye, Veliaj ka deklaruar se nuk pranon që kjo mbrojtje të flasë apo të veprojë në emrin e tij.

Burime pranë Veliajt thonë se në këtë kontekst, kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë lidhet drejtpërdrejtë edhe me pamundësinë objektive për t’u njohur me dosjen në kushtet e izolimit. Veliaj ka këmbëngulur se realizimi i së drejtës për t’u njohur me aktet dhe për të ndërtuar vetë mbrojtjen e tij përbën një shkak autonom dhe thelbësor për zëvendësimin e masës “arrest në burg”, duke theksuar se asnjë avokat, sado mirë të njohë dosjen, nuk mund të ndërtojë një mbrojtje reale pa bashkëpunim të plotë me të pandehurin dhe pa njohjen e drejtpërdrejtë personale të çështjes. Në këto kushte, vijimi i paraburgimit, sipas tij, ka humbur proporcionalitetin, bie ndesh me standardet kushtetuese të procesit të rregullt ligjor dhe "eshte kthyer nga nje instrument i mbrojtjes se hetimit ne nje instrument denimi pa gjyq dhe pa proces te rregullt ligjor".

Të pranishëm ishin edhe dy prokurorët e çështjes Ols Dado dhe Altin Dumani. Për seancën e sotme Veliaj kishte zgjedhur të kishte pranë avokatin Sokrat Gjermeni. Sipas këtij të fundit, SPAK kërkoi vazhdimin e paraburgimit të Veliajt pasi sipas tyre ekziston rreziku që i fundit të prishë provat. "Ne nuk jemi dakord sepse edhe një vendim njehsues i Gjykatës së Lartë thotë që provat të tipit shkresore nuk mund të manipulohen, ndryshe nga provat e gjalla, si dëshmitarët, por edhe këta të fundit nuk mund të manipulojnë dëshminë e tyre, pasi rrezikojnë të kryejnë një vepër penale", deklaroi Gjermeni.

Veliaj e ka paraqitur kërkesën për zëvendësim mase me argumentin se nuk ka rrezik për prishjen e provave, pasi çështja ka kaluar në gjykatë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet më 10 shtator 2025 dhe ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar që në 10 shkurt 2025.

Po kështu, për gjykim është dërguar edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, si dhe 28 persona e shoqëri të tjera, pjesë e dosjes “Veliaj”.

SPAK ka renditur ndaj Veliajt 5 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste, në raport me disa kompani për të cilat SPAK thotë se ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

 

K.M/A.A/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Son: 01/02/2026 13:34

    Keta te adhtuquajtur mbreter arrogance e pasunare e meritojne burgun...sekuester pasurive...dhe me te tjere nga pas...

    Përgjigju
  • Ilir: 01/02/2026 12:37

    Sh tensjon, Erioni dhe dado kane shkembyer replika te ashpera deri ne ceshtje personale

    Përgjigju
  • Linda: 01/02/2026 11:43

    Prokuror qe nuk degjojn asnje fakt te argumentuar per lehtesim denimi ose ndryshim te shkalles se denimit nga avokatet mbrojtes vetem ne Shqiperi degjon !!Sali Berisha qe eshte me detyrim paraqitjeje dhe paralel nuk duhet te dali jasht kufijve shqiptare dhe eshte shkelje flagrane qe i lejohet per cudi nuk kane frik se prish provat per akuzat qe e rendojn?Te gjithe te barabart perpara ligjit dhe askush nuk ka te drejt te shkeli te drejtat e njeriut dhe te mos perfillet pala mbrojtese.Te perpiqesh ti thuash popullit qe korrupsioni ekonomik eshte krim dhe kriminelet e vertet qe kane veshur nenat me te zeza ti lesh rrugave atehere drejtesia calon!!

    Përgjigju
    • Meri: 02/02/2026 09:36

      Nē SPAK jan ushtarët e familjes Berisha,tē cilēt, për hakmarrje politike dhe personale ,sajuan nji letër anonim ,dhe kërkojnē ta dënojnë Veliajn pa asnji provë,por,me emagjinatat e prokurirëve,të cilët jan futur në atë organ drejtësie mè padrejtësi.

    • Linda: 01/02/2026 14:48

      Per partin nje pergjigje,e kam per kultur te shpehem dhe nuk jam aktore e goditjeve.Per te drejten e votes time personale se cfare e bera te ndalohet me ligj te shprehesh.

    • Partia: 01/02/2026 13:40

      Dil pra ne proteste se Rama nuk e coi ne kushtetuese per lalin por për Belen po. Shkove e votove me vrap, e godise pra me vote ose me abstenim qe t'ia kishte nevojën Erjonit. Tani me e mbyll dhe ne rresht te dera partisë.

    • Andi: 01/02/2026 13:18

      Për salen është çështje e dy dekadave me pare. Ca provash do prishë?

  • Mjeti Tekst: 01/02/2026 11:00

    rewf

    Përgjigju
  • Une: 01/02/2026 10:53

    Eshte kohe e humbur me gjykatat shqiptare o Erjon. Vetem tek gjykata Evropiane nglet shpresa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 2 Shkurt, 13:24

    A e mbështesni kërkesën e gjyqtarëve për rritje page?