TIRANE-Bashkia e Tiranës ka marrë dy vendime të rëndësishme për biznesin, e para duke falur edhe për majin dhe qershorin taksën e hapësirës publike për lokalet dhe restorantet dhe të anulojë deri në gjysmën e shtatorit taksën për 300 hotele në Tiranë.

"I propozoj këshillit me heqjen e taksës për hapësirën publike për periudhën mars-qershor, do ta zerojmë tani që hapen. Kjo nuk do të thotë zaptim, por atë që ke e ke pa pagesë. Është një ndihmë për të gjitha baret dhe restorantet. Në 1 qershor do të hapim parkun Rinia, mund të përdoret edhe për një klasë në ambient të hapur.

Pra bëhen katër muaj, mars, prill, maj dhe qershor. Anulojmë taksën e hotelit deri në gjysmën e shtatorit, përfitojnë mbi 300 hotele në Tiranë. Për t'i mbajtur për investime për të tërhequr klientët në Tiranës. Në një qytet që nuk ka det, por ka pafund vende për të parë, nga muzeu i Gjetheve, te Bunk'Art, më kujtohet si po ata njerëz e shqyen Bunk'Artin, kur sot Bunk'Art na del muzeu numër një, nuk e di në Shqipëri, por në Tiranë është pak, por e sigurt" tha ai.