Veliaj merr Ministrinë e Punës
vizita e parë te romët

Veliaj merr Ministrinë e Punës<br />vizita e parë te romët
TIRANË - Ministri i ri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj u prezantua sot paradite në ambientet e institucionit që do të drejtojë në 4 vitet e ardhshme.

Në orën 10.00, në selinë e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta u zhvillua ceremonia e dorëzimit të ceremonisë. 

Ministri Ksera uroi Veliajn për një punë të suksesshme, mbarësi nën drejtimin e Ministrisë së Punës.

“Është një ministri që nuk ka të bëjë me politikën, pavarësisht se debatet politike janë të ashpra kur diskutohen çështjet e varfërisë."- tha Ksera. 

Edhe Veliaj e falënderoj Kserën për shërbimet ndaj Shqipërisë me shumë halle ndërsa shtoi se do të ketë një sërë ndryshimesh.
 
“Falënderoj ministrin Ksera për shërbimet ndaj Shqipërisë me shumë halle. Po hyjmë në një fazë  të re,  do të kemi disa ndryshime. Do të jetë ekipi i rinisë nga Ministria e Arsimit. Do rikonceptojmë mënyrën e transforimit të institucionit të Sigurimeve Shoqërore. “- tha Veliaj.
 
Ai kërkon të fusë një risi në ministri, atë të vullnetarizmit.
 
“Historia ime është historia që ka përfituar nga shërbimet sociale. Do të doja që të kultivojmë vullnetarizmin. Do të ishte në nderin e kësaj ministrie që përveç punës rutinë të paguar nga taksapaguesit të ishit vullnetar në një nga institucionet që menaxhon. E  di që Shqipëria ka shumë halle dhe kushtet financiare janë modeste. Unë e di që s’do zgjidhim çdo hall, por do qajmë çdo hall”- tha Veliaj duke shtuar se “Do të jetë një udhëtim shumë i bukur dhe do të kalojmë shumë vështirësi”.
 
Ai vlerësoi Kserën për “një dorëzim shumë profesional i dosjeve të arkivës së projekteve”

KSERA: JA PUNET E MIRA NE KRYE TE MINISTRISE SE PUNES
Ksera renditi sukseset e punës së tij nën drejtimin e ministrisë së Punës si: pilotimi i sistemit të ri të ndihmës ekonomike, dhe në 2013 hapja e rrugës për një sistem të ri të kësaj skeme, nënshkrimi i marrëveshjes për njohjen e shërbimeve shëndetësore dhe sigurimeve shoqërore të shqiptarëve në Belgjikë, liberalizimin e lejeve të punës në BE. Rikonstruksionin e shtëpive të fëmijës, shtëpisë së të moshuarve, qëndrën e trajtimit të grave të trafikuara. Ksera veçoi nënshkrimin e një sërë konventash për më shumë të drejta të njeriut si konventa për gratë e dhunuara dhe personave me aftësi të kufizuar “

TAKIMI I PARE I VELISE ME ROMET
Në orën 12.30, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj vizitoi komunitetin rom, në zonën e ish-Dekorit në rrugën e Kavajës. Gjatë kësaj vizite, Veliaj ndoqi nga afër situatën e krijuar gjatë pesë javëve të fundit, si dhe u njoh me problematikat dhe sfidat e këtij komuniteti, pasi ministri Veliaj bashkëbisedoi me përfaqësinë e komunitetit rom, përfaqësues të organizatave rome, të rinj dhe organizata të ndryshme që po ndihmojnë këtë komunitet.

Pas pese javesh injorimi te plote, sot e nisem diten e pare te punes me viziten ne komunitetin rom, te rruga e Kavajes. Do te bejme çmos qe ata te zhvendosen ne nje vend te pershtatshem  per jetese, ne afersi te qendres se Tiranes, te marrin kontroll mjekesor dhe femijet te regjistrohen ne shkolle", u shpreh Veliaj.

VELIAJ ROME


erion veliaj
(Ne foto: Momenti i dorezimit te detyres nga ministri Ksera)

Redaksia Online
(Artan Cena/Suela Gera/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pas 5 vitesh dhe 29 ndeshjesh, Gjasula e mbyll me kombëtaren: Plotësova ëndrrën, tani i hap rrugën të rinjve

Pas 5 vitesh dhe 29 ndeshjesh, Gjasula e mbyll me kombëtaren: Plotësova ëndrrën, tani i hap rrugën të rinjve