Nga Nju Jorku ku po merr pjesë në samitin “Qytete të forta”, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Tirana merret si shembull për transportimin e qyteteve të shumë vendeve. Ai solli në vëmendje përmendur bashkëjetesën fetare dhe kthimin e Tiranës në shtëpinë e qytetarëve me 144 kombësi.
“Siç dëgjuam nga kolegët e tjerë, qytete shumë të rëndësishme në Europë kanë pasur akte terroriste, dhunë dhe gjuhë të urrejtjes. Fakti që ne nuk i kemi këto ndasi mes feve dhe racave, fakti që edhe vetë skuadra jonë olimpike është e përbërë nga shqiptarë të natyralizuar, të cilët nuk janë detyrimisht të lindur në Shqipëri, dhe fakti që Tirana po bëhet kozmopolitane, me rreth 144 kombësi, pa pasur konflikte të kësaj natyre, janë vërtet shembuj që duartrokiten kudo në botë”, tha Veliaj.
Më herët Veliaj u ndal në shtetin e Ohajos, ku ndoqi nga afër atletët elitarë të Sport Klub Tiranës, të cilët po stërviten në fushat e “Kompleksit Sportiv Atletët në Veprim”, si parapërgatitje për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
“Sigurisht, do të vazhdojmë bashkëpunimin me Akademinë e Atletikës në Ohajo, jemi në negociata për të hapur një zyrë të tyren në Tiranë, për të bërë disa klinika sportive në qytetin tonë. Besoj se na ndihmon, teksa përgatitemi për Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’”, u shpreh ai.
Veliaj tha se Bashkia e Tiranës do të mbështesë jo vetëm sportistët elitarë, por të gjithë të rinjtë që duan të merren me sport.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si i gjen shqiptarët 111- vjetori i shpalljes së pavarësisë?
-
Të bashkuar
38.6%
-
Të ndarë
50.5%
-
Nuk kam mendim
10.9%
Vota total: 989
Lajme të tjera
-
FOTOT / Nga Ermal Meta, Jonida Maliqi tek Vikena Kamenica, VIP-at që morën pjesë në pritjen për festën e Pavarësisë
28 Nëntor, 12:19
-
111-vjetori i Pavarësisë, Veliaj uron shqiptarët nga sheshi ‘Skënderbej’: Po jetojmë ditët më të mira! Shqiptarët e bashkuar e çojnë vendin vetëm përpara
28 Nëntor, 12:09
-
FOTO+VIDEO/ 98 pemë Krishtlindjesh dhe më shumë se 142 mijë drita! Zonja e Parë Jill Biden zbulon dekorimin e festave të Shtëpisë së Bardhë
28 Nëntor, 11:39
-
Koreja e Veriut pretendon se ka fotografuar Shtëpinë e Bardhë me satelitin e saj spiun
28 Nëntor, 11:16
-
Republikanët kushtëzojnë ndihmat për Ukrainën me politikat e migrimit
28 Nëntor, 09:05
-
Dita e Pavarësisë, ambasada e SHBA publikon videon e veçantë: Shqiptarët luftuan për kulturën dhe historinë! NATO: Gëzuar aleati ynë
28 Nëntor, 08:52
-
SHBA/ Gjykatësja hedh poshtë kërkesën e ish-presidentit Trump për të dhënat e Komisionit të 6 janarit
28 Nëntor, 07:55
-
Pritja në vigjilje të festimeve të 111-vjetorit të pavarësisë, mbahet ceremonia në Pallatin e Brigadave, të pranishëm 150 kryebashkiakë nga i gjithë rajoni
27 Nëntor, 19:29
-
Parada e Pavarësisë, Veliaj pret Presidentin e ‘Albanian Roots’, Marko Kepi: Këto janë ditët më të mira të shqiptarisë
27 Nëntor, 18:09
-
Përpara betimit si president, Javier Milei viziton SHBA-në
27 Nëntor, 15:10
-
111 pemë nga 111 nxënës në Parkun e Varrezave të Dëshmorëve
27 Nëntor, 14:17
-
Gjykata e Kalifornisë konfirmon padinë ndaj Google për diskriminimin e Gjuhës Shqipe
27 Nëntor, 12:57