Veliaj: Në shtator do nisim
ndërtimin e 17 shkollave të reja

Veliaj: Në shtator do nisim<br />ndërtimin e 17 shkollave të reja
Kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë përurimit të mjediseve të reja në shkollën 9-vjeçare “Ibrahim Brahja” në Sauk, ka deklaruar se do të vijojnë punimet në të gjithë shkollat në mënyrë që të jeni gati në shtator.
 
Ai ka njoftuar se në muajin shtator kryEqytetit do t’i shtohen 4 shkolla të reja por do të kenë nisur punimet për ndërtimin e 17 të tjerave.

“Kur të nisë shtatori, jo vetëm do të kemi katër shkolla të reja në Tiranë, por do të kemi nisur edhe ndërtimin e 17 të tjerave, e do të sigurohemi që të vëmë dorë në secilën prej shkollave ekzistuese, nga Shëngjergji deri në ish Bllok”, tha Veliaj.
 
Kreu i Bashkisë ka theksuar se investimet e bëra në të gjitha shkollat në kryeqytet janë mjaft cilësore duke filluar që nga bankat, ambientet sportive, laboratorët duke i bërë kështu shkollat ambiente më të ngrohta që ftojnë të gjithë nxënësit të kalojnë më shumë kohë në to.
 
“Investimet cilësore në mjete mësimore, në banka, në ambientet sportive, laboratorë, ngrohje, kondicionim dhe në palestra cilësore si kjo, janë shprehja më e qartë se atë që themi e bëjmë realitet. Nuk ka më asnjë arsye pse të kalojmë kohën në pika bastesh, është më e rëndësishme të kalojmë kohë në fusha sportive si kjo palestër, ku bëhet ndeshja e vërtetë”, u shpreh ai.
 
Veliaj u bëri thirrje të rinjve të fokusohen te puna, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të ecin përpara.
 
“Ka sot një betejë të vërtetë në Shqipëri, ndonjëherë edhe politike, por në thelb të betejës është puna apo llafet; më vjen mirë që është puna ajo ku jemi fokusuar dhe në qoftë se edhe brezin e ri e fokusojmë te puna, është mënyra më e mirë si të ecim përpara”, theksoi kryebashkiaku Veliaj.

Shkolla 9-vjeçare “Ibrahim Brahja” ku studiojnë rreth 500 nxënës, është pajisur edhe me sistem ventilimi, si dhe është bërë shtrimi i saj me parket druri, ndërsa është sistemuar edhe oborri. 

[gallery]21795[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Rienergjizimi i PS, Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit e qarqeve

Rienergjizimi i PS, Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit e qarqeve