Veliaj në 'shtëpinë' e shqiptarëve në Zvicër: Mezi pres më shumë bashkëpunime mes Bashkisë së Tiranës dhe Art Basel

Veliaj në 'shtëpinë' e shqiptarëve në Zvicër: Mezi pres më shumë bashkëpunime mes Bashkisë së Tiranës dhe Art Basel

Erion Veliaj me dy këshilltarët e qeverisë së kantonit të Bazelit

Tirana dhe Bazeli do të ndërtojnë një urë të re bashkëpunimi në fushën e artit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet sot për një vizitë në Zvicër, ku u takua me dy këshilltarët e Këshillit Qeverisë të kantonit të Bazelit, qytet ku jetojnë shumë shqiptarë. 

“Kryeqyteti Europian i Rinisë takon Art Basel-in! Ishte kënaqësi të takohesha me këshilltarët e Këshillit Qeverisës të Bazelit, Lukas Engelberger dhe Marco Greiner. Kantoni i Bazelit është shtëpia e shumë shqiptarëve dhe një skenë e mrekullueshme e artit. Mezi pres të kemi më shumë bashkëpunime mes Bashkisë së Tiranës dhe Art Basel”, shkruan Veliaj.

Panairi i Bazelit, “Art Basel”, bashkon botën e artit ndërkombëtar. Ai përmban mbi 200 galeri kryesore dhe më shumë se 4000 artistë nga pesë kontinente.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zvicerrani: 17/06/2022 22:18

    Vallahi e paske hallall gerneten dopjo sonte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, PSG - Dortmund në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, PSG - Dortmund në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin