Veliaj nga Rrogozhina: Vulëhumburit e duan Rrogozhinën për të mbushur furgonët e revolucionit, oborrin e partisë e mbushin me Range Rover

 

Ndalesa e radhës e drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ishte Rrogozhina, ku gjatë një takimi me socialistët, Veliaj tha se Partia Socialiste e kërkon votën për të bërë më shumë punë për qytetarët, ndërsa opozita i përdor qytetarët për të mbushur autobusët e “revolucioneve”.

“Kur në Tiranë je drejtori i bingove, basteve dhe lojërave të fatit të Saliut dhe sa vijnë zgjedhjet transferohesh në Rrogozhinë, që t’i shfrytëzosh njerëzit për zgjedhje, kjo është fyerje. Ndaj, ftesa ime për ata që janë të djathtë - aq pak sa kanë ngelur në Rrogozhinë - është: ‘O shokë, pse pranoni të fyheni nga partia juaj? Pse pranoni të bëheni mish për top - mbush autobusë, mbush furgonë për të ardhur në Tiranë dhe për të lënë nam me një revolucion që është bërë skandal? Është bërë turpi i botës të shohësh se si vijnë me Range Rover gjithë oborri i partisë. E keni parë se si i gjejnë paratë për autobusë, për sufllaqe, për kamiona e për bataliona? Por nuk kanë mundësi të ndihmojnë njerëzit, qoftë edhe të partisë së tyre”, u shpreh Veliaj.

“Është tallje për demokratët që të vijë si kandidat këtu ai i bingove dhe i lojërave të fatit. Çimi e do pushtetin që të mbushë furgonët për revolucion, njësoj siç bënte Xhelal Mziu në Kamëz. Pra, ti e do instrumentin që quhet bashki, që të bësh revolucion për Sali vulëhumburin! Bashkia, qeveria, administrata, institucionet janë për të zgjidhur hallet e njerëzve, jo hallet e politikanëve, që u ka humbur vula, që i kanë punët keq dhe që do i kenë keq e më keq sepse do ta mbyllin me turp edhe jetën politike, edhe jetën fizike. Kjo është diferenca mes atyre që pushtetin e duan që të bëjnë punë dhe atyre që pushtetin e duan që të gjejnë vulë dhe me atë vulë të bëjnë revolucion, që s’ka për të ndodhur kurrë sepse Shqipëria i ka punët vetëm për lart dhe jo më për poshtë,” nënvizoi Veliaj.


Lajmi kryesor:

Veliaj me socialistët e Kavajës: ‘Vulëhumburi’ po kalon në marrëzi, PS e ka derën e hapur për këdo që dëshiron të bashkohet


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri