Veliaj: Një kopësht i rikonstruktuar
dhurata më e bukur për fëmijët

Veliaj: Një kopësht i rikonstruktuar<br />dhurata më e bukur për fëmijët
Të gjithë fëmijët e Njësisë Administrative nr. 9, nga dita e sotme do të kenë një kopsht të rikonstruktuar dhe sipas standardeve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot i pranishëm në kopshtin nr. 36 për të përuruar investimin më të fundit në qytet, që u mundësua me ndihmën e donatorëve. “Nuk besoj se ka dhuratë më të bukur për Vitin e Ri se sa një kopsht totalisht i rikonstruktuar, modern, me të gjitha kushtet që i kanë hije Tiranës dhe prindërve e princeshave tona që kemi në kopshtin nr. 36. Dua të falenderoj shumë të gjithë ata donatorë që kontribuan”, deklaroi Veliaj.

veliaj

 Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se dhurimet që vijnë për godinat arsimore janë në kuadër të përgjegjësisë sociale dhe jo për shkak të një detyrimi tjetër. “Ata që japin për kopshtet, për çerdhet, në bazë të programit tonë “Adopto një kopsht apo çerdhe” nuk e japin se kjo është taksë, as sepse kjo është tarifë, as se është detyrim apo një gjë që ua kërkon shteti, e japin sepse e ndiejnë që nga dashuria e tyre, mundësitë dhe të mirat materiale me të cilat janë bekuar gjatë këtij viti, t’i kthejnë, t’ia japin një pjesë komunitetit në formë donacioni”, u shpreh Veliaj.

veliaj
 
Kryebashkiaku shprehu mirënjohjen ndaj donatorëve, duke theksuar se ata i kthejnë dinjitetin jetës publike dhe të gjithë atyre që punojnë për të ndihmuar, punojnë për t’u shërbyer fëmijëve dhe të ardhmes së vendit. “Ne e kemi bërë moto në Bashkinë e Tiranës, nuk mendojmë për zgjedhjet e ardhshme, por për brezin e ardhshëm. Ndaj sa herë që rikonstruktohet një shkollë apo një çerdhe është investim për doktorin, doktoreshën e ardhshme, juristin, balerinin, artistin, pse jo edhe për politikanët dhe kryetarët e ardhshëm të Bashkisë”, deklaroi Veliaj.

veliaj
 
Të pranishëm në këtë ceremoni përurimi ishin edhe donatorët të cilët vlerësuan kryebashkiakun Veliaj për nismën “Adopto 1 çerdhe”. “Jemi shumë të lumtur që na u dha mundësia të investojmë sadopak për kopshtin dhe për këta fëmijë të mrekullueshëm. Shpresojmë të na e shpërblejnë me të mira, për vete në radhë të parë e për të gjithë”, tha donatori Dalip Kuqi. Një tjetër sipërmarrës që iu bashkua kësaj nisme ishte dhe Pjerin Fusha, i cili falënderoi kryebashkiaku për mundësinë që iu dha për të sponsorizuar kopshtin nr. 36. “Me mundësitë tona paksa modeste dhamë maksimumin dhe ndihemi shumë mirë me këta engjëj që në të ardhmen të bëhen fëmijë të mrekullueshëm dhe t’i shërbejnë këtij vendi”, tha Fusha.

veliaj

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)