Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti një delegacion të Parlamentit dhe Senatit Italian, të cilët ndodhen për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Gjatë bashkëbisedimit me deputeten Francesca Gerardi dhe senatorin Manuel Vescovi, Veliaj vlerësoi kontributin e Italisë si një avokate e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
“Italia është avokati më i mirë i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nuk mund të kishim një mik më të mirë që ta shtyjë përpara kauzën e Shqipërisë në dyert e Brukselit apo të kancelarive të tjera. Ju falenderoj shumë!”, tha Veliaj.
Ai nënvizoi se Italia dhe Shqipëria janë dy vende të lidhura ngushtë jo vetëm ekonomikisht, por edhe në aspektin kulturor dhe njerëzor. Veliaj shtoi se shumë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali janë kthyer në histori suksesi.
“Sa më shumë bëjmë, aq më shumë duam të bëjmë, jo vetëm në çështje të kulturës apo të ekonomisë, ku me mbi 30% e bilancit tregtar e kemi me Italinë, si partneren tonë kryesore në të gjitha shkëmbimet ekonomike, por besoj se mund të bëjmë edhe më shumë në marrëdhëniet mes qyteteve dhe këshillave bashkiakë. Ashtu siç kemi disa histori të suksesshme bashkëpunimi, siç është “Eco Tirana” apo ndërmarrje të përbashkëta që i kemi me Italinë, besoj se mund t’i forcojmë këto ura. Ditët më të mira i kemi përpara”, tha më tej kryebashkiaku Veliaj.
Deputetja Francesca Gerardi dhe senatori Manuel Vescovi nënvizuan rolin e rëndësishëm që komuniteti shqiptar luan në Itali, ku edhe është integruar më së miri. “Kam fatin që në qytetin tim ka edhe një numër të konsiderueshëm shqiptarësh - pothuajse 20 mijë qytetarë, sa një qytet i vogël. Komuniteti shqiptar në Itali është integruar mjaft mirë, kanë krijuar disa sipërmarrje, janë shumë frytdhënës edhe për qytetin tonë. Përpjekjet e mia janë që edhe Shqipëria të hyjë në Evropë”, tha senatori Vescovi.
Gjatë bashkëbisedimit u nënvizua rëndësia për mbështetjen e start up-eve dhe rolit ndërkombëtar të Tiranës si Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022.
SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11363
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK çon autorizimin tek Burgjet, vetëm familjarët mund të vizitojnë Veliajn në paraburgimin e Durrësit
17 Shkurt, 16:20
-
Berisha tha se Rama fshiu fotot, Alex Soros tjetër postim me kryeministrin shqiptar! Të qeshur dhe krah për krah
17 Shkurt, 15:47
-
Ikona e teatrit dhe kinemasë, Robert Ndrenika mbështet Veliajn: Në 83 vite jetë, Tirana kurrë nuk ka qenë më mirë
17 Shkurt, 14:52
-
Arrestimi i Veliajt, Ilir Yzeiri në Report Tv: Hetimi nisi me një letër anonime banale! SPAK nuk merret me 21 janarin apo Gërdecin por me blerjet online të gruas së kryebashkiakut
17 Shkurt, 13:49
-
Debate në Kuvend për arrestimin e Veliajt/ Bardhi: Ministri Hoxha të japë dorëheqjen, gënjeu për tubimin para GJKKO! Gjonaj: Lënia e Bashkisë pa kryetar në prag të zgjedhjeve, e padrejtë
17 Shkurt, 12:39
-
Nën hetim nga SPAK, reagon bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa: Nuk kam lidhje me kukulla me fustane dhe bizhuteri prej 800 mijë eurosh, në 10 vjet kam shpenzuar vetëm 75.025 euro!
17 Shkurt, 12:17
-
I vuri ‘ultimatum’ Ramës, vetë shkoi me militantë e kërcënoi SPAK! Berisha: Do ta shkrijmë pas 11 majit! Prokurorët do burgosen! Protestat e mia demokratike, të Veliajt 'grusht shteti'
17 Shkurt, 10:01
-
Sekuestrimi prej SPAK i celularit të Ajola Xoxes në dhjetor, shtyhet për 20 shkurtin seanca e ankimit në GJKKO! Çështja shqyrtohet nga gjyqtari Erion Bani që la në fuqi arrestin për Veliajn
17 Shkurt, 09:31
-
Kosova shënon sot 17-vjetorin e pavarësisë! E dalë nga zgjedhjet pret formimin e qeverisë! Kurti: Sot Republika më e fortë se asnjëherë më parë! Osmani: Ecim përpara
17 Shkurt, 07:13
-
'Arresti me burg ndaj Veliajt i tepruar', çudit ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD
17 Shkurt, 07:07
-
Samit informal në Paris mbi sigurinë në Evropë dhe luftën në Ukrainë
16 Shkurt, 22:02
-
Zbardhen disa nga argumentet e avokatëve të Erion Veliajt për Apelin: Financimet për OJF-në e Ajola Xoxes nuk janë firmosur nga kryebashkiaku! Ja procedurat e ndjekura
16 Shkurt, 18:38