Kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar sot takimin e fundit me të rinjtë si ministër i Mirëqenies Sociale dhe i Rinisë, ndërsa ka prezantuar Planin Kombëtar të Veprimit për Rininë.
Ky takim u realizua në qendrën e Rinisë në rrugën e Kavajës, për të cilën, Veliaj tha se, është bërë sherr me Bashkinë e Tiranës që të kthehej në një hapsirë publike, nga e cila përfitojnë të gjithë.
"Kemi pasur sherr për këtë ndërtesë. Ne të majtët besojmë tek gjërat publike, gjërat publike të gëzohen nga të gjithë. Tiranës, Shqipërisë nuk i duhen lokale tallave, ka rreth 1 mijë të tillë, ndërkohë që mungonte një qendër rinore. Ndaj ngula këmbë që kjo godinë ti kthehej publikut, rinisë. Të ketë sa më shumë qendra rinore, sa më pak pub-e e tallave",- tha Veliaj.
Ai i këshilloi të rinjtë të zgjedhin ata përfaqësues, që premtojnë vepra publike në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. "Ndaj insistoj se edhe në debatin për çështjet e 61 bashkive, secili prej jush të kërkoni garanci nga secili kandidat, që hapësirat publike të kthehen tek publiku. Pavarësisht ku banoni, kandidati t'ju premtojë që hapësirat publike ti mbeten publikut", tha më tej Veliaj.
Në lidhje me Planin Kombëtar të prezantuar sot, Veliaj shtoi se praktikat studentore do të jenë një vit eksperiencë pune për të rinjtë. ai ftoi më tej forcat politike që të hapin këshillat bashkiakë për të rinjtë.
"Doja që takimin e fundit si ministër i Rinisë të mos e kthenim në një takim melankolik, do doja ta mbyllnim me një produkt konkret. Në 21 vite kemi pasur qeveri që s'ka pasur Plan Kombëtar të Veprimit për Rininë, nuk ka ekzistuar në 21 vite. Është një manual për çdo qeveri se cilët janë punët e mbara, se sa duhet të buxhetojmë për rininë", tha ai ndër të tjera.
Veliaj premtoi se do bëjë fushatë pozitive dhe se ai nuk do ta përdorë kurrë gjuhën e helmit. Duke iu referuar opozitës, ai tha se aty ku ka baltë, do hedhë mjaltë.
"Mund ta bëjmë këtë fushatë vetëm me energji pozitive, secili prej nesh, seicili prej familjarëve, çdo njeri normal është i lodhur me gjuhën e baltës se shpif e shpif se diçka do mbetet. Unë kam bërë premtim publik, se unë gjuhën e helmit dhe baltës nuk kam për ta përmendur kurrë, sepse shumica e shqiptarëve nuk e do. Të gjithë të rinjtë që do jenë, të bëjmë një pakt, që të angazhohemi, të luftojmë gjuhën e urrejtjes, jemi shumë pak për tu ndarë e për tu bërë rivalë", tha Veliaj.
/atsh/
/Shqiptarja.com