Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka thënë se qytetet janë të mira, atëherë kur në vëmendjen e tyre janë nevojat e fëmijëve.

Teksa ka hedhur në rrjetin social “Facebook” një fotoalbum me disa fëmijë që e kanë vizituar atë në zyrën e tij, Veliaj ka shtuar se, duhet të dëgjohen të gjithë qytetarët e Tiranës, përfshi këtu edhe fëmijët, për çdo gjë që bëhet në kryeqytet.

Në postimin e tij në rrjetin social Facebook, Veliaj shkruan: “Me vogëlushët e paparë të Shkollës ‘Pjetër Budi’. Kur themi i dëgjojmë të gjithë, domethënë TË GJITHË – edhe fëmijët. Qytetet e mira janë si familjet e mira, në qendër të vëmendjes fëmijët e nevojat e tyre”.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)