Edhe në orët e vona të mbrëmjes, sipas Bashkisë së Tiranës punonjësit kanë vijuar punën në terren për rikthimin e normalitetit në kryeqytet.
Pas marrjes së kompetencave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka nisur një aksion i gjerë në disa prej zonave të qytetit, me fokus rehabilitimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e sigurisë për qytetarët.
Sikurse shihet edhe në pamje, ekipet e bashkisë kanë punuar gjatë orëve të vona të natës në zonën pranë Parlamentit, ku është kryer vijëzimi i sinjalistikës rrugore, e cila ishte fshirë prej kohësh.
Ndërhyrja synon përmirësimin e orientimit të drejtuesve të automjeteve, disiplinimin e qarkullimit dhe, mbi të gjitha, rritjen e sigurisë për qytetarët dhe përdoruesit e rrugës.
Aksioni pritet të vijojë edhe në zona të tjera të kryeqytetit, në kuadër të ndërhyrjeve për përmirësimin dhe rehabilitimin e infrastrukturës urbane.











Komente
Komento