Veliaj: Të dielën 'dush' Tiranës për 
Ditën e Verës, të gjithë në aksion

Veliaj: Të dielën 'dush' Tiranës për <br />Ditën e Verës, të gjithë në aksion
Kryebashkiaku i Tiranës, Erojn Veliaj u ka bërë thirrje banorëve të kryeqytetit që të marrin pjesë të dielën në pastrimin e qytetit. Sipas kryebashkiakut kjo, është një mënyrë e mirë për të pritur “Ditën e Verës”.

Të hënën do të festojmë Ditën e Verës, ndaj në fundjavë kemi vendosur të bëjmë një pastrim të shtëpisë tonë të përbashkët. Pastrimi i Tiranës është përmirësuar ndjeshëm, kompanitë po bëjnë një punë më të mirë dhe sot përbën lajm pse rrugët nuk lahen kur është ftohtë. Para 6 muajsh, ishte krejt e kundërta. Por, nuk mjafton”, tha Veliaj gjatë takimit të sotëm me ndërlidhësit e komunitetit të njësive 2, 3 dhe 4 në Tiranë. 

Në takimin e zhvilluar me ndërlidhësit e Njësive Administrative nr. 2, 3 dhe 4, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ka kërkuar atyre që, së bashku me qytetarët, të bëhen pjesë e aksionit.
 
Kryebashkiaku Veliaj theksoi se pastrimi i qytetit është një prioritet e Bashkisë së Tiranës, ndaj krahas angazhimit të ndërmarrjeve të bashkisë, ka kërkuar edhe përfshirjen qytetare. “Të hënën do të festojmë Ditën e Verës, ndaj në fundjavë kemi vendosur të bëjmë një pastrim të shtëpisë tonë të përbashkët. Pastrimi i Tiranës është përmirësuar ndjeshëm, kompanitë po bëjnë një punë më të mirë dhe sot përbën lajm pse rrugët nuk lahen kur është ftohtë. Para 6 muajsh, ishte krejt e kundërta. Por, nuk mjafton”, u shpreh Veliaj.
 
Ai theksoi se aksioni i radhës për pastrimin e Tiranës është një test edhe për funksionimin e ndërlidhësve. Duke folur për kompetencat dhe detyrat e ndërlidhësve, Veliaj tha se prioriteti i detyrës së tyre është kontrolli dhe menaxhimi i territorit, si dhe raportimi për çdo ndërtim pa leje. “Është përgjegjësi ligjore të raportojmë të gjitha ndërhyrjet pa leje në komunitet tek administratori, i cili më pas raporton tek IMT. Historia e ndërtimeve pa leje duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë në komunitetet tona dhe roli i ndërlidhësit është që ta bëjë këtë lloj raportimi dhe të sigurohemi që e kemi situatën nën kontroll”, shtoi Veliaj.
 
Gjithashtu, ai kërkoi prej tyre që, si ndërlidhës të administratorëve të pallateve me administratorin e njësisë administrative dhe Bashkinë, të luajnë rol për mbarëvajtjen e jetës së komunitetit që ata përfaqësojnë, të ndërmjetësojnë zgjidhjen e problemeve mes qytetarëve. “Është shumë e rëndësishme të kemi rolin si ndërmjetësues në konfliktet që mund të kenë banorët apo në përfaqësimin e banorëve me bashkinë. Besoj se është në nderin e secilit prej ndërlidhësve ta marrë seriozisht këtë punë me autoritetin që i jep ligji, të ndihmoni në zgjidhjen e konflikteve”, tha Veliaj.
 
Ai ka kërkuar mbështetjen e ndërlidhësve që t’u shpjegojnë qytetarëve projektet e nisura nga bashkia dhe që prekin lagjen apo njësinë e tyre administrative, për të shmangur çdo keqinformim që mund të vijë për arsye të ndryshme. Duke iu referuar reagimeve që kanë ngjallur disa vendime të bashkisë për zhvillimin e qytetit, kryebashkiaku Veliaj bëri të qartë se askush nuk mund të imponohet me forcë që bashkia të heqë dorë nga punët e mira. Ai tha se në muajt në vijim Bashkia e Tiranës do t’i kushtojë rëndësi përmirësimit të mëtejshëm të infrastrukturës parashkollore dhe shkollore. Për këtë ai lajmëroi se ashtu siç u veprua me çerdhet do të veprohet edhe me kopshtet, ku donatorë të ndryshëm do të marrin përsipër rikonstruksionin e një objekti të veçantë.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën