Veliaj: Të hënën përfundon xhiroja e karvanit 3-4 milionë euro! 100 orë sprint për 100 kantiere për Edi Ramën tonë dhe Partinë Socialiste

Veliaj: Të hënën përfundon xhiroja e karvanit 3-4 milionë euro! 100 orë sprint për 100 kantiere për Edi Ramën tonë dhe Partinë Socialiste

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe deputetin Arben Pëllumbi, zhvilloi një takim përmbyllës elektoral, ku u shpreh se e hëna e 26 Prillit do të jetë dita e kthimit të vendit në normalitet nga zullumet e fushatës miliona euro të Partisë Demokratike, por dhe kërcënimet e lajthitjet e Presidentit Ilir Meta.

“E hëna pas 25 Prillit do jetë një ditë e mirë për Shqipërinë. Të hënën nuk do ketë më xhirime gomash. Të hënën nuk do ketë më tym marmitash. Të hënën nuk do ketë më bllokim rrugësh nga ata që hipin mbi makina dhe ju shkon karvani 3-4 milionë euro. Të hënën nuk do ketë më kërcënime për prerje duarsh. Të hënën do të ketë ndoshta një festë të vogël nga ne që fitojmë, por fillon jeta normale. Të hënën vazhdon vaksinimi normalisht. Të hënën vazhdon puna tek Piramida normalisht, të hënën vazhdon puna tek Akademia normalisht. Të hënën hapet sezoni turistik. Të hënën Shqipëria kthehet në normalitetin që na ka munguar kaq shumë. Por që të vijë e hëna normale, e hëna e punës, e hëna e vaksinës, e hëna e sezonit turistik, do të duhet që të fitojmë të dielën me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se sot në Tiranë janë të paktën 100 kantiere të hapura dhe se fati i gjithë qytetit lidhet me fatin e 100 orëve që na kanë ngelur deri të dielën, “100 orë për 100 punë”.

“Për herë të parë jam ndjerë shumë mirë për opozitën. Pashë spotin e Lulit tek Sheshi “Skënderbej” me karuselin dhe atë sheshin që e lanë kartodrom dhe u ndjeva krenar! Thashë, edhe Luli duhet të ndihet mirë që spotet i dalin më të mira tek sheshi ynë. E pashë kur erdhi tek “Pazari i Ri”. Dukej më civil kur rrethohej nga bukuria e Pazarit të Ri, sesa nga gomat që xhirohen. Ndaj, miqtë e mi, të hënën do të jetë një ditë normale edhe për opozitën. Do kenë mundësitë të shijojnë gjithë bukuritë që ka bërë Edi Rama dhe Partia Socialiste kudo ka vënë dorë.", u shpreh ai. 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!