TIRANE - “Qeveria shqiptare do të ofrojë taksa më të ulëta dhe incentiva më të larta për bizneset që zhvendosen në Shqipëri”. Kështu deklaroi Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj gjatë vizitës së tij në kompaninë e telekomukacionit “Alba Call”.
Sipas ministrit Veliaj qeveria është e përkushtuar ndaj punësimit të të rinjve që nuk duan të rrinë në kafe.
“Vitin tjetër do të kemi në dispozicion rreth 4.5 milion dollarë, kryesisht për biznese dhe kompani që punësojnë të rinjtë shqiptarë. Unë e kuptoj se të rinjtë kanë shumë aspirata, megjithatë për moshën 18-25 vjeç është mëse e natyrshme t’ia fillosh me një punë të mirëpaguar si operator, për t’u rritur më pas e për t’u kthyer në drejtues e ndoshta, pse jo, për të hapur një biznes tjetër apo shkëlqyer në fusha të tjera të sipërmarrjes”, deklaroi Veliaj pas vizitës në kompaninë “Alba Call”, e cila sot punëson 1800 të rinj.
Sipas tij, dyfishimi i Fondit të Nxitjes së Punësimit do të ndihmojë shumë të rinj të gjejnë një punë dhe duhet pranuar se privati është punëdhënësi më i madh, jo shteti.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO