Veliaj zbardh planin tre vjeçar
ja investimet e parashikuara 

Veliaj zbardh planin tre vjeçar<br />ja investimet e parashikuara 
Këshilli bashkiak i kryeqytetit do të mblidhet për herë të fundit për këtë vit në 29 dhjetor, për të miratuar disa projektvendime, mes të cilëve edhe projektbuxheti 2017-2019.

Ky plan financiar përkon me përfundimin e mandatit të kryebashkiakut Erjon Veliaj dhe në të detajohen të gjitha ndërhyrjet e rëndësishme të parashikuara prej tij në infrastrukturë.

Në planin me 6 pika, evidentohet ndërtimi i 17 shkollave të reja si dhe mbjellja brenda vitit 2017, të 1 milionë dollarëve pemë.

Pjesë nga plani
“Me mbështetjen e donatorëve dhe partnerëve të rëndësishëm, Bashkia e Tiranës do të realizojë nj sërë veprash të mëdha të infrastrukturës së qytetit përmes PBA 2017-2019. Disa nga këto projekte janë:

Shkollat e reja Në Bashkinë e Tiranës gjenden gjithsej 191 shkolla publike, 61 shkolla kanë më shumë nxënës se kapaciteti i tyre maksimal dhe 57 shkolla e zhvillojnë mësimin me dy turne. Për tu dhënë një zgjidhje përfundimtare këtyre problemeve duhet të ndërtohen 17 shkolla të reja, nga të cilat 10 shkolla të ciklit 9 vjeçar, të cilat do të përfshijnë edhe ambiente për kopshte brenda tyre dhe 7 shkolla të ciklit të mesëm të lartë. Në Njësinë Administrative 2 do të ndërtohen 3 shkolla të reja, dy 9 vjeçare dhe një e mesme. Në njësinë 5 do të ndërtohet një shkollë 9 vjeçare. Në njësinë 7 do të ndërtohet një shkollë e mesme. Në njësinë 8 do të ndërtohet një shkollë 9 vjeçare dhe një e mesme. Në njësisë 9 do të ndërtohet një shkollë 9 vjeçare dhe një e mesme. Në njësinë 11 do të ndërtohen dy shkolla 9 vjeçare dhe një e mesme. Në njësinë administrative Dajt do të ndërtohet një shkollë e mesme. Në Farkë do të ndërtohet një shkollë 9 vjeçare. Në Kashar do të ndërtohen dy shkolla 9 vjeçare dhe një e mesme. Të gjitha shkollat 9 vjeçare do të kenë edhe kopsht të integruar.

Zgjerimi dhe sistemimi i shtratit të LanësPër vitin 2017 Bashkia e Tiranës do të parashikojë realizimin e dy segmenteve për zgjerimin dhe sistemin e shtratit të Lanës në të dy krahët e tij. Segmenti i parë që do të ndërtohet do të jetë ai nga Pallati me Shigjeta deri tek ura e Unazës së Madhe që kufizohet me Kasharin. Pjesa e dytë do të jetë nga Materniteti i ri deri në urën e Shkozës, projekt i miratuar dhe i financuar nga qeveria. Bashkia e Tiranës është duke përfunduar planin e shpronësimeve dhe pastrimit të territorit nga objektet për t’i dhënë rrugë implementimit. Me përfundimin e këtij projekti, jo vetëm që do të sistemohet shtrati i lumit, por do të shtohen edhe hapësirat publike për banorët e këtyre lagjeve.

Pylli OrbitalPylli Orbital është një projekt i rëndësishëm për krijimin e një mushkërie urbane për qytetin e Tiranës. Pylli orbital do të shërbejë si një rrip që kufizon zhvillimin e dendur urban dhe ndan Tiranën urbane me Tiranën periudbane dhe rurale. Plani i Përgjithshëm Vendor planifikon mbjelljen e 2 milion pemëve në këtë brez të ri të gjelbër të qytetit, me qëllim që brezat e ardhshëm të qytetarëve të Tiranës të kenë akses në një park linear që rrethon qytetin si dhe rritja  dendësisë së gjelbërimit urban pritet të ketë një efekt të drejtpërdrejtë në cilësinë e ajrit. Kjo ndërhyrje, së bashku me sheshin qendror pedonal, rrjetin minimal të biçikletave dhe qendrat e reja urbane të Tiranës, pritet të kenë një impakt të rëndësishëm në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe shëndetit të banorëve të qytetit tonë. Bashkia e Tiranës do të parashikojë që në buxhetin e vitit të ardhshëm investimin në bimësi prej 1 milionë UDS>

Terminalet e Transportit Administrata e re e Bashkisë Tiranë rizgjoi një projekt i cili flinte për vite me radhë në sirtarë, edhe pse ishte kryer një studim fizibiliteti dhe ekzistonte mundësia reale e financimit. Në bashkëpunim me EBRD dhe konsulentin e tyre ndërkombëtar, ItalFerr, Bashkia rishikoi studimin e fizibilitetit të Terminalit, duke hequr disa komponentë të parëndësishëm e tepër të kushtueshëm në projektin origjinal, duke minimizuar kështu riskun për bashkinë dhe taksapaguesit, dhe në njëjtën kohë duke rritur shkallën e efektivitetit dhe financueshmërisë së projektit. Brenda dy muajve të parë të vitit, bashkia do të negociojë kontratën e koncesionit, e cila do të garantojë ndërtimin e terminalit, operacionalitetit të tij sipas standardeve ndërkombëtare, si dhe prurjen e të ardhurave financiare për bashkinë. Aspirata e bashkisë është që ky terminal të ndërtohet brenda vitit 2017. Në projektet e Bashkisë së Tiranës është edhe terminali jug-lindor i Tiranës, i cili parashikohet të përballojë fluksin e autobusëve dhe furgonëve që hyjnë në Tiranë nga rruga e Elbasanit, konkretisht të autobusëve që vijnë nga Korça, Pogradeci, Librazhdi, Përrenjasi dhe Elbasani, si dhe autobusët që vijnë nga Maqedonia.

Tirana-një qytet policentritPlani i ri i përgjithshëm vendor i Tiranës parasheh një qytet me 5 qendra të reja urbane në: Kombinat, Kinostudio, Laprakë, Bulevardi i ri, si dhe në Shkozë. Në këto qendra do të merren masa për nxitjen e investimeve private si dhe investime publike të Bashkisë në infrastrukturë sekondare dhe shkolla të reja si qendra komunitare me qëllim përqendrimin e një mase kritike kapitali në një hapësirë qendrore urbane.

Kjo qasje do të rrisë cilësinë dhe sasinë e shërbimeve të ofruara në këto zona të ndërlidhura mirë me njëra-tjetrën me transport publik si dhe me rrjetin minimal të biçikletave. Bashkërendimi i këtyre do të rrisë eksesin e qytetarëve në shërbime pranë vendbanimeve të tyre si dhe do të krijojë disa qendra të reja dhe karakteristika të ndryshme nga njëra-tjetra: qendra universitare, artizanale, artistike, mediatike, etj.

Rrjeti minimal i biçikletaveRrjeti Minimal i Biçikletave do të krijojë një skelet me korsi të dedikuara dhe të veçuara nga trafiku i qytetarëve që përdorin biçikletën si mjetin kryesor të lëvizjes së përditshme.

Në fazën e parë, qëllimi i këtij projekti është krijimi me shpejtësi i korsive të dedikuara në akset kryesore kardiake dhe transversale të qytetit: Rrugën e Dibrës, Rrugën e Durrësit, Rrugën e Kavajës, Bulevardin Zogu i Parë dhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit, Unazën e parë dhe të tretë të qytetit. Korsitë e dedikuara të biçikletave do të rrisnin në formë eksponenciale sigurinë në rrugë të drejtuesve të biçikletave si dhe do të rrisnin nëpërmjet një investimi të vogël në infrastrukturë, numrin e njerëzve që përdorin këtë mjet në përditshmëri. Kjo rritje do të sillte një ulje të përdoruesve të automjeteve duke patur një impakt të drejtpërdrejtë në lëvizshmërinë e trafikut si dhe në cilësinë e ajrit dhe shëndetit të qytetarëve të Tiranës.”

taksat

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'