Veliaj tjetër akuzë Bashës: Premtove harakiri te Unaza, pse e le protestën? A more një makinë 130 mijë euro nga një nga kontraktorët? (VIDEO)

Kryebashkiaku i Tiranës dhe drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha sot në Asamblenë socialiste të Njësisë 2, se Lulzim Basha është i pabesueshëm, kurse PD dhe LSI nuk japin asnjë garanci për qytetarët, duke qenë se i tradhëtuan votuesin e tyre duke ikur nga Parlamenti. Pasi solli në vëmendje premtimet e kreut demokrat në protestat për Unazën e Madhe dhe Rrugën e Kombit, Veliaj shtoi se çdo protestë e nisur nga PD është lënë përgjysmë sapo është vjelë “gjoba” e radhës.

Pyetja ime për Lul Bashën është: Premtoi që do të bënte harakiri për Astirin, pse e la protestën? A mori një makinë 130 mijë euro nga një prej kontraktorëve? Unë jam gati ta provoj këtë. Kam fituar çdo gjyq për shpifje. Pra, nëse një nga biznesmenët jep makinë, ai e lë protestën. Pse e la protestën e Rrugës së Kombit? Çfarë mori që e la protestën? Pse e la protestën për Farkën? Sa vila mori tek fshatrat e të pasurve në Lundër? Sa vila mori? Deri dje, ai që bënte vila ishte oligark. Pse i lënë këta të gjitha protestat?”, pyeti Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se Basha e kishte mundësinë për të bërë punë në Tiranë dhe i degjeneroi shumë prej projekteve. “E kishe shansin të përmirësoje dhe s’e bëre. Përkundrazi, i degjenerove shumë prej atyre projekteve, degjenerove mjekësinë, financat, falimentoi shtetin, degjeneruat punët publike, Tirana qelbej erë.

Kur shikoj Lulin që doli me atë fletë thashë: Çuno, 2800 ditë në opozitë për të printuar një fletë?! Por, program është ajo që ne shohim, ajo që prekim, ajo që e transformojmë. Unë besoj se shalqi me provë është vetëm PS e Shqipërisë. Me zemër të kuqe, me gojë të ëmbël dhe me rezultat të thellë në gjithë territorin tonë. Ndaj, kudo që të jeni duke bërë fushatë, vetëm bëjeni 360 gradë dhe do keni mjaftueshëm për të thënë ku ka vënë dorë PS”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se PD dhe LSI nuk japin asnjë garanci, pasi ata i tradhtuan votuesit e tyre duke ikur nga Parlamenti. “Çfarë garancie kanë ata që votuan për PD dhe për LSI, që s’do ikin prap? Një votë ke. Ke një shans të marrësh në punë dikë që do të drejtojë dhe nëse e bën njëherë, çfarë garancie kanë votuesit që ata s’do ikin prapë. Ata e lënë lojën në mes. I keni parasysh ata fëmijët në lagje që pasi i ke rrahur, thonë ika: E kuptoni se ne kemi fëmijë në krye të partive të tjera. Ne kemi disa njerëz që në rastin më të mirë flenë gjumë dhe në rastin më të keq ikin fare nga loja. Pse duhet të votojë dikush për PD apo LSI, në momentin që ata e lënë lojën në mes? Pse duhet të votojë dikush Lul Bashën kur ne e provuam në Tiranë”, përfundoi Veliaj.

VIDEO/Fjala e plotë e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gjethja e thate e fikut: 03/10/2020 11:09

    Eshte nje menyre komode qe dine keta bq akuzojne dhe akuzojne pa fund qe te ruajne statuquone. Turp i madh per keta qe kemi ne krye te vendit vjedhin hapur dhe akuzojne njeritjetrin. Po Spak leshi cfare ben pse nuk e merr prej bythe kete lali fikun dhe te tregoje se kush ja dha vaturen bashuqit apo saluqit ?

    Përgjigju
  • edi: 03/10/2020 10:09

    Akrepi,opoziten keta nuk kane asnje te drejte qe ta akuzojne,perkundrazi duhet te jene te kenaqur qe kane nje opozite inekzistente por keta duke akuzuar opoziten duan te mbulojne vjedhjet e veta.

    Përgjigju
  • vera: 02/10/2020 23:49

    KUR E DITKE O ERION QE BASHA KA MARRE PARA NGA FIRMA KONTRAKTORE PSE NUK E DENONCON ,,,,APO VIDH TI VIDH UNE ,,,SHQIPERISE TI BEJME VARRE...

    Përgjigju
    • lali eri: 03/10/2020 11:08

      oj shoqja zonje pse duhet ta denoncoje?pse ka mare nje makine dhurate?oj trlala le te mari dhurata sa te doje.e rendesishme eshte qe nuk i mer kundrejt firmave e vulave te japi koncesione ...por ai nuk eshte ne qeveri. lali e thote kete muhabetin e makines vetem per ti treguar njerezve qe e ndjekin e mbajne shpresa te shal ngjituri se do i zgjidhi hallet por ne fund ai vetem interesin e vet ben oj shoqja zonje

  • Ziguri: 02/10/2020 23:07

    Lidheni kete njeri se ky nuk di cfare flet... Ore e kupton ti qe keto akuza duhet tja dergosh Prokurorise? Ky eshte kulmi i neverise, vazhdo se e ke mire por spo e kupton qe po i prish pune Ramazanit keshtu. Aman lere mjekrren se jeni bere njesoj te gjithe. Me vjen turp qe kam votuar juve, jeni vemje.

    Përgjigju
    • politikani: 03/10/2020 11:04

      po ta thote pra qe nuk eshte shpifje por e di me siguri.por pse tja cije prokurorise?per korrupsion? e di ti qe te denoncosh nje person per korrupsion se ka mare nje makine dhurate esht buballik.lali po i thote vetem qe bere proteste deri sa te dhane makine por nuk eshte per tu denoncuar por ta marim vesh njerezit qe besojne te ai cfar legeni esht. ai nuk po genjen per makinen dhe po ta thote qe nuk esht shpifje se dhe heret e tjera lali eri i ka fituar gjyqet me keta m.ter per shpifje se nuk jane te tilla

  • Titti: 02/10/2020 21:29

    Te gjithe hajduta xhepista jeni

    Përgjigju
  • Akrepi: 02/10/2020 21:12

    Ne fakt , kete kritike per shkrimin e zoteri Veliaj dota quaj te nxituar , jo se nuk i takon , por kritika dote jet per arritiet dhe mosarritiet , e pushtetit qendror , jo per pushtetin lokal . Por meqense ky zoteri , merr ne pergjegjesin e tij , zhvillimet dhe moszhvillimet ekonomike e socialshoqerore te qeverise ndaj popullit , duhet ti themi se eshte bashkfajtor me qeverine , per gjendien e renduar qe ekziston , ku te gjithe shohim faktin , por vetem ata qe bejne qorrin dhe shurdhin , nukse duan , as te shohin e as te digjojne . Zoteri i nderuar , nuk mund te fajsosh opoziten as per ekonomine e shtetit , as per sigurine e popullit , dhe asaj pak ekonomie qe ka , as per ivestime te huaja , apo vendas , as per nje shendetesi dhe drejtesi me te mire , te gjitha keto zoteri i nderuar jane nen hyqmetin --te drejtat dhe detyrat -- e qeverise . Keshtuqe , ne vend te fajsosh ata qe kane vetem te drejten e fjales ; bej autokritik te sinqert , per vet-veten por edhe per shoket e tu qeveritar ; Mandej , kritiko opoziten per moskryerien e detyrave te saj , si dhe ne popullin, per mospermbushien e detyrave tona , sy qytetar te ketij shteti . Sa per akuzat ndaj te tjereve , mos vazhdoni avazin e vjeter --shpif-shpif-- se dicka do te mbetet . Persa kohe s'do ti coni , akuzat tuaja , ne organet e drejtesise ,-tashm te reformuar -- , ato ngelen vetem shpifie .

    Përgjigju
    • A. N.: 02/10/2020 22:56

      Si Veliaj ashtu dhe Brace sikur nuk e kane te qarte qe ndodhen ne pushtet dhe skane pse fajesojne per cdo gje nje opozite qe me qesharake nuk behet.

  • labi: 02/10/2020 21:07

    Tirana eshte e qytetareve dhe jo e hajduteve dhe majmuneve si puna e Bashes me shoke.

    Përgjigju
  • drejtesia: 02/10/2020 21:06

    Jepi Erjon mos u ndal. Cjerrja fytyren hajduteve dhe maskarenjve qe nuk kane bere nje pune te mire per shqiperine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm