SHKODER -  Pas krimit makabër në Drimadhe, një tjetër ngjarje rendë tronditi pushuesit në plazh. Një turiste 26-vjeçare nga Cekia, ka mbetur e plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së ejntes në plazhin e Velipojës.

31-vjecari Skënder Hyseni, teksa ka ngatërruar objektiv ka plagosur me armë zjarri 26- vjeçaren, Martina Mala, turiste nga Çekia, ndërsa ai ende nuk është prangosur nga policia. Kjo e fundit është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut, ndërsa rrëfen për A1 Report mometet e ngjajes rëndë.



plagosje kembe
(Në foto: Këmba e demtuar e turistes çeke)



“Ne ishim të ulur në Bar, ishte një zhurmë e madhe, pastaj në këmbë diçka më dogji dhe u rrëzova. Fillimisht u shokova, dhe nuk e dija se çfarë ndodhi dhe nuk e besova se ishte e vërtetë dhe që mund të më ndodhte mua. Që dikush të qëllohet në mes të rrugës, kjo tregon se nuk ekziston siguria. Megjithate nqs nuk do flisja për plagën e marrë në këmbë do rikthehesha përsëri në Shqipëri”, ka thënë Martina Mala, turiste nga Çekia

Sipas efektivëve blu të Shkodrës, në shënjestër të 31-vjeçarit shqiptar, ishte një person tjetër, por që atentati i dështoi duke plagosur turisten çeke.
 
Nga hetimet paraprake bëhet e ditur se se Hyseni ka patur një konflikt për shezlonget në plazh me një person tjetër dhe në konflikt e sipër ka nxjerrë armën për ta qëlluar, por plumbat kanë kapur turisten çeke.




Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)