Veliu- policëve: Mos toleroni asnjë makinë me autorizim që lëviz jashtë dy fashave orare! Për urgjenca jepni të dhënat në 112 ose 129 dhe s'do pengoheni

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu u ka bërë thirrje uniformave blu që të mos tolerojnë asnjë automjet që të lëvizin përtej dy fashave orare të lejuara, që janë 05:00-8:00 dhe kthimi nga puna në fashën e dytë orare 16:00-17:30.

Gjatë një inspektimi të bërë në për zbatimin e masave të marra, shoqëruar nga drejtori i Departamentit për Sigurinë Gjovalin Loka dhe Drejtorin e Policisë Tiranë Rebani Jaupi, Veliu sqaroi se do të lejohen të qarkullojnë pa limit vetëm makinat e transportit të mallrave.

"Mos toleroni asnjë drejtues mjeti 4+1, i cili pavarësisht autorizimit që mund të ketë, lëviz jashtë fashave orare të lejuara, si dhe jashtë destinacionit për të cilin ka marrë autorizim. Do lejohen të qarkullojnë pa limit, vetëm makinat e transportit të mallrave, ndërsa makinat e vogla të bizneseve do të lejohen të qarkullojnë vetëm në fashat orare të lejuara, me qëllim vajtjen në punë dhe kthimin në banesë", tha Veliu.

Sa i përket urgjencave, drejtori i Përgjithshëm ka bërë me dije se duhet të telefonojnë në numrin 112 ose 129, për të dhënë të dhënat dhe targën e mjetit me të cilin do të kryejnë lëvizjen dhe nuk do të hasin asnjë problem gjatë rrugës.  Në fund, Veliu u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat kufizuese, duke lëvizur vetëm një pjesëtar i familjes, me lejen e marrë nga e-Albania, për të bërë pazar dhe për arsye tjetër.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liku: 15/04/2020 13:59

    O veli gjithe policet i ke bere me shkolle juridike marrin vendime si gjykatesit

    Përgjigju
  • Smara: 14/04/2020 20:01

    merrni furgonat e kompanise te levizni haahaha

    Përgjigju
  • tironci: 14/04/2020 19:13

    A jeni ne terezi? po fimat e medha si do i levizin puneroret apo me 2 oraret e levizjes? boni ligje sic eshte per tu bere se skerko njeri leje me dale xhiro kot se ska as bare as restorante mo rrugve,po skeni faj si te kemi drejtus dhiar ca nuk pret

    Përgjigju
  • 123: 14/04/2020 15:53

    Po administratoret, finanieret qe duhet te levizin neper banka per transferta etj..,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë