Vëllai i Ballistit: Shteti duhet të
ndërhyjë,të bllokojë ekstradimin

Vëllai i Ballistit: Shteti duhet të<br />ndërhyjë,të bllokojë ekstradimin
Vëllai i Ismail Morinës pas vendimit të Gjykatës së Lartë të Kroacisë që vendosi ekstradimin drejt Serbisë, në një lidhje për Report Tv shpreh zemërimin, ndërsa kërkon lobimin e qeverisë shqiptare që të bllokojë ekstradimin.
 
Pritet me indinjatë dhe zemërim lajmi për ekstradimin e Ismailit, qeveria shqiptare të lobojë fuqishëm, të ndalojë ekstradimin e tij në Serbi” shprehet Xhevahir Morina.

Gjykata Supreme e Kroacisë vendosi që Ismail Morina të ekstradohet në Serbi për t’u gjykuar për ngritjen e dronit para tre viteve në ndeshjen mes Serbisë dhe të Shqipërisë.
 
Gjykata e Lartë e Kroacisë konfirmoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Dubrovnikut dhe rrëzuar ankimin e avokatit duke i hapur rrugën ekstradimit të shqiptarit.

Intervista e plotë me vellain e Ismail Morines
Si e keni pritur këtë vendim?
Shpresoj shumë që të mos lejohej ekstradimi. Jemi shumë të indinjuar dhe zemëruar
 
Kishit shpresa se kjo gjykatë do të bllokonte ekstradimin?
Kishim shumë shpresë pas këtij kalvari të gjatë. Një prokuror i papërgjegjshëm bllokoi pasaportën për një vit ne Shqiperi qe solli kete.
 
A keni një apel për qeverinë?
I bëj thirrje qeverisë shqiptare të reagojnë sa nuk është vonë. Ismail Morina nuk është kryetar i ndonjë partie. I kam kërkuar vëllait që të qendroje i forte.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë