TIRANE-Opozita ka vijuar edhe sot strategjinë për bllokimin e komisioneve parlamentare. Grupi i PD ishte sot i gjithë te n/ komisioni për të Drejtat e Njeriut, ku po diskutohej për të zhdukurit. Deputeti i PD, Alibeaj u shpreh se nuk ka vend më të mirë për të diskutuar çështje kaq shumë të rëndësishme.

Nuk ka vend më të mirë se sa sot për të diskutuar një cështje kaq të rëndësishme, nën komisioni i të Drejtave të Njeriut për të diskutuar cështjen më të rëndësishme. Çështja është për të gjetur personat e zhdukur? Cili është personi që është zhdukur, personi që nuk bëzanë, ministri i Brendshëm i këtij vendi është i zhdukur, shpresoj që deri në 11:00 ta keni gjetur këtë person. Çfarë po diskutojmë ne sot? Ne duhet të diskutojmë se si na ndodh që ne kemi nga një anë një ministër të zhdukur, e nga ana tjetër kemi një shtetas tjetër vëllai i tij, shëtit i lirë e bën karshillëk, këtij parlamenti, qytetarëve. Kjo është cështja që duhet të diskutojmë

Deputeti i PD, Alibeaj

Por Vasilika Hysi reagoi duke thënë se sot kemi mbi 5 mijë persona të zhdukur dhe kjo duhet të ishte kauza juaj.

Unë mendova që kjo temë do ju interesonte. Ne kemi mbi 5 mijë persona që nuk dihet ku prehen. Kjo duhet të ishte kauza juaj.

Vasilika Hysi

Fatmir Xhafaj e ktheu parlamentin në strehë të gjithë kriminelëve të dënuar për trafik droge

Oerd Bylykbashi

Më pas, Hysi ia dha fjalën zv/ministres së Brendshme Rovena Voda, e cila iu drejtua deputetëve të opozitës duke u thënë;

T'u vijë turp që nuk flisni për rendin e ditës.

Rovena Voda

Kaq mjaftoi që situata të precipitonte, pasi të gjithë deputetët e grupit të PD reaguan në bllok duke i kërkuar që të dalë jashtë. Voda nuk pranoi, ndërsa opozita nuk hoqi dorë nga kërkesa. Në këtë situata, Hysi vendosi që të ndërpriste punimet. Opozita edhe dje bllokoi punimet normale në komisionet e Kuvendit duke kerkuar largimin e ministrit Xhafaj.