Shkeljet e të drejtave të njeriut nga Izraeli gjatë Luftës së Gazës në vitin 2014 ishin kaq të rënda sa ato mund të konsiderohen krime kundër njerëzimit, deklaruan sot vendet arabe në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, me qendër në Gjenevë.

Sipas raporteve të një komisioni të OKB-së, në lufitmet mes grupeve të armatosura palestineze dhe ushtrisë izraelite u vranë 2 230 pelstinezë dhe mbi 70 izraelitë, vetëm gjatë muajve korrik-gusht 2014.

"Ne nuk mund t'i shohim këto shifra vetëm si dëm kolateral", deklaroi i dërguari i Bahreinit, Yusuf Abdulkarim Bucheeri, në emër të grupit të vendeve arabe.

"Operacionet ushtarake izraelite shkelën ligjin ndërkombëtar dhe mund të konsiderohen krim kundër njerëzimit", theksoi ai.

Krime kundër njerëzimit cilësohen sulmet e gjera apo sistematike kundër popullsisë civile.

Izraeli nuk ka lejuar deri tani hetime në Gaza dhe në Bregun Perëndimor dhe sot nuk e mori fjalën në këtë këshill.

"SHBA nuk ka marrë pjesë në këtë debat duke vazhduar politikën e saj të protestës kundër kryqëzimit të aleatit të saj", tha një burim amerikan./ATSH/