Tre muaj pasi mazhoranca qeverisëse rrezoi propozimin e presidentit Bujar Nishani për antarë të Gjykatës se Larte, Alaudin Malaj, kreu i shtetit ka dekretuar dy emra të tjëre për këtë post. Në faqen zyrtare të Presidencës bëhet me dije se dy propozimet për antarë të Gjykates se Larte janë Sokol Ngresi, dhe Elona Stavri (Toro).
 
Në dekret thuhet se bazuar në përcaktimet kushtetuese, dhe ligjin Nr. 8588, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të”, realizuam procesin e shpalljes së kandidaturave mbi bazën e të cilave së bashku me kryetarët e grupeve parlamentare në Kuvend, mbështetur në nenin 4/1 të këtij ligji zhvilluam raundin e konsultimeve për përcaktimin e kritereve konkrete, në respekt të kërkesës kushtetuese për kualifikim të lartë, përbërje cilësore dhe të përshtatshme të Gjykatës së Lartë.
 
Sipas Nishanit në përfundim të këtij procesi, ndërmjet konkurruesve eshte vleresuar përvoja dhe vjetërsia në profesion. kandidati Sokol Ngresi, është jurist me një eksperiencë rreth 20- vjeçare ndër të cilat ka ushtruar detyrën e gjyqtarit shkallës së parë, gjyqtarit të apelit dhe ndihmësit ligjor të anëtarit të Gjykatës së Lartë.

Elona Stavri (Toro), është juriste me një eksperiencë rreth 20-vjeçare ndër të cilat ka ushtruar detyrën e ndihmës gjyqtarit shkallës së parë, për rreth 5 vjet, si dhe detyrën e gjyqtarit shkallës së parë, për mbi 14 vjet.kandidati alaudin malaj u rrezuar ne kuvend me 68 vota pro 12 kunder dhe 5 apstenim.

Ndryshe nga deputetët e tjerë, Dade dhe Braho votuan pro dekretit, pavarësisht se vota e tyre nuk ndikoi në vendimin në tërësi të deputetëve.
 



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)