BAHREIN, Manama - Në Manama, kryeqytetin e Bahreinit është duke u mbajtur Botërori i Peshëngritjes. Në këtë turne garojnë edhe sportistët nga Shqipëria, me Briken Caljan që ia doli të ngrinte 153 kilogramë në stilin e shkëputjes, duke zënë vendin e katërt në botë.
Kampioni shqiptar nuk mundi të çonte lart asnjë nga tre tentativat për 183 kilogramë në shtytje, duke mos u futur në zonën e medaljes për pak. Pas garës ai ka reaguar në kanalet e komunikimit duke iu kthyer një përgjigje të gjithë atyre që e quajnë vendin e katërt në shkëputje një dështim.
"Është e trishtë të shohësh që përpjekja dhe djersa e një sportisti minimizohen kaq lehtë nga disa persona. Vendi i 4-t në botë në shkëputje është rezultat i një pune të palodhur, sakrificave të pafundme dhe pasionit për sportin. Le të mos harrojmë se bota numëron 8 miliardë njerëz dhe të jesh mes më të mirëve nuk është kurrë dështim. Për ata që e quajnë këtë një dështim, ju ftoj të ecni në rrugën time qoftë edhe për një ditë. Kritikat dashakeqe nuk më ndalin, vetëm më japin forcë për të shkuar më lart", shkruan Brikeni në kanalet e komunikimit pas garës.
Sot, në Baterinë B për peshën deri në 81 kilogramë do dalin në pedanë dy peshëngritësit e tjerë kuqezi, Erkand Qerimaj dhe Kristi Ramadani.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 14:59
Rama firmos ndryshimin ligjor që ndalon GJKKO të pezullojë ministrat, jeni dakord?
-
Po
53.8%
-
Jo
41.6%
-
Jam i/e dyzuar
4.6%
Vota total: 4423
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lara Colturi u rendit e 16-ta në Olimpiadë, Elvis Toçi për Report TV: Humbëm një shans për medalje, të mërkurën do tentojmë sërish
15 Shkurt, 19:25
-
'Milano Cortina'/ Lara Colturi e pafat, e mbyll garën e Slalomit Gjigant në vendin e 16-të! Semire Dauti renditet e 44-ta, Italia merr të artën
15 Shkurt, 10:33
-
'Milano Cortina'/ Denni Xhepa i 34-ti në botë, mbyll garimin në Slalomin Gjigant! Lucas Pinheiro i jep Brazilit medaljen e parë historike në Olimpiadën Dimërore
14 Shkurt, 09:50
-
'Milano Cortina'/ Denni Xhepa mbyll garimin në Olimpiadë për disiplinën e Super-G, skiatori i Shqipërisë renditet në vendin e 34-t
11 Shkurt, 10:14
-
'Milano Cortina'/ Nesër nis rrugëtimi i Shqipërisë në Olimpiadën Dimërore, Denni Xhepa garon në Super-G (Agjenda)
10 Shkurt, 15:01
-
U rendit e treta në Kampionatin Italian të Skive, Semire Dauti kërkon medalje për Shqipërinë në 'Milano Cortina 2026'
7 Shkurt, 11:32
-
Njihuni me Lisa Brungën, 17-vjeçaren lezhjane të lindur në Kanada! Do përfaqësojë Shqipërinë në Olimpiadën Dimërore
7 Shkurt, 10:40
-
VIDEO/ Brenda Fshatit Olimpik në Cortina, flamujt e Shqipërisë 'veshin' Olimpiadën Dimërore
6 Shkurt, 13:58
-
'Milano-Cortina 2026'/ Zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës Dimërore në 'San Siro', 4 skiatorët e Shqipërisë parakalojnë me flamurin kuqezi (VIDEO)
6 Shkurt, 09:13
-
Milano-Cortina 2026/ Lara Colturi flamurmbajtësja e Shqipërisë në Cortina d'Ampezzo, kalon e para
5 Shkurt, 10:56
-
Milano-Cortina 2026/ 'Nxehen' Lojërat Olimpike, nesër ceremonia e hapjes në 'San Siro'! Chivu dhe Ibrahimovic mbajnë pishtarin, Laura Pausini këndon himnin
5 Shkurt, 09:48
-
Lojërat Olimpike Dimërore/ Kalendari i garave për sportistët shqiptarë, 'New York Times' kritikon organizatorët: Rrëmujë logjistike
4 Shkurt, 12:40