Nuk ja vlen të shpjegojmë se çfarë janë mediat sociale dhe cili është roli i tyre. Dhe pikërisht nga Facebooku mund të nxjerrim një pasuri të tërë lidhur me mendësinë dhe paragjykimet që na gëlojnë në kokë. Dhe një paragjykim i tillë, i shprehur haptas e pa dorashka, është urrejtja që kemi për romët, ndërkohë që mendojmë se jemi shumë tolerantë kundrejt tyre. Kjo urrejtje është individuale, kolektive dhe institucionale.
Njerëzit, individualisht, nuk kanë droje fare të thonë se “romët duhen djegur”, se “ata nuk janë njerëz ngase ata detyrojnë fëmijët të lypin”, se “ata janë kundër ligjit, sepse ata vetë nuk duan të regjistrohen, nuk duan të shkojnë në shkollë, nuk duan të paguajnë taksa”, “se janë parazitë, pijanecë e bixhozxhinj”, “se nuk duhet të lindin nga shtatë fëmijë”, se “janë njerëz që vjedhin”, se “shesin bilbila”, se “kanë zgjedhur vetë të jetojnë kështu”, se “ka shumë gjëra për të protestuar dhe protesta për romët është e fundit në radhë”. Këto mejtime shprehen edhe nga njerëz të njohur publikë dhe gjejnë lehtë rrugën e botimit, madje po këta njerëz publikë bëjnë thirrje për ndëshkim ligjor të të gjithë romëve. Pra, jemi në një terren të brishtë, ku njerëzit kanë ngurtësuar stereotipin e tyre lidhur me pakicat, dhe nuk japin shenja ndryshimi.
Urrejtja merr përmasa kolektive në dy mënyra: së pari, kur numri i rasteve të përndjekjes së romëve, të rasteve kur banesat e tyre digjen dhe ata keqtrajtohen, është shtuar shumë; së dyti, në mungesën totale të solidaritetit me romët, në mosdaljen në krah të protestave të tyre, pra në mosmbështetje. Kjo e fundit është shumë më e rrezikshme se sa e para, sepse në shoqërinë tonë ekzistojnë me qindra njerëz të spikatur, me mend e penë, që mund të shkruajnë, të flasin e të veprojnë në mbrojtje të romëve, e megjithatë, kjo nuk ka ndodhur.
Po edhe kjo nuk është gjë. Ajo që të shqetëson pa masë është fakti se shumë njerëz që kanë marrë para në emër të romëve, shumë personalitete që nderohen nga organizmat ndërkombëtare dhe nga publiku për veprimtarinë e tyre lidhur me të drejtat njerëzore, e mbi të gjitha, shumë Ambasadorë të vullnetit të mirë – të emëruar po nga organizmat ndërkombëtare, nuk ishin në protestën e romëve, protestë model dhe një nga më të mirat të organizuara vitet e fundit, qoftë për nga numri, qoftë për nga cilësia e komunikimit.
Urrejtja merr dhe forma institucionale. Pozicioni i Bashkisë së Tiranës, tash së fundi ka marrë forma ekstreme. Mungesa e përgjegjshmërisë ndaj komunitetit rom, e manifestuar qartazi për muaj me radhë, duke mos u dhënë zgjidhje problemeve të tyre, është hiçgjë në krahasim me deklaratën e fundit zyrtare të institucionit. Gjuha e përdorur në këtë deklaratë nuk është e denjë për vendin e Nënë Terezës apo për vendin më të ri të NATO-s. Deklarata zyrtare e Bashkisë ishte ngjyrosur me mendësinë e institucionit politik që përfaqëson kreu i Bashkisë.
Si duket deklarata është përgatitur nga e njëjta dorë që përgatit deklaratat politike të forcës politike përkatëse, duke harruar se përballë nuk kishin një forcë politike kundërshtare, po njerëz nevojtarë që nuk dinë ku të përplasin kokën. Madje ishte krejt njëlloj me shkrimet joprofesionale dhe antikushtetuese të botuara në disa gazeta opozitare ditët e fundit, që cenojnë hapur autoritetin kushtetues të Avokatit të Popullit, i cili përballë problemit në fjalë ka treguar përgjegjshmërinë, që nuk po e tregojnë gjithë institucionet e tjera.
Do të mjaftonte që Bashkia të tregonte të njëjtën vendosmëri ndaj romëve, sikundër tregoi në përvetësimin e një godine publike. Po Bashkia e kishte me kollaj të lante gojën me përbetime të romëve kundër kreut të saj, se sa të tregonte angazhimin që vjen nga detyra që i kanë caktuar qytetarët, ku një pjesë e votave që e çuan në detyrë, ishin dhe votat e romëve.
Dhe kemi mbetur në këtë pikë: romët të tradhtuar nga media, nga shoqëria civile, nga institucionet dhe nga ambasadorët. Vetë integrimi evropian i Shqipërisë duket i tradhtuar.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.09.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com