Vendi i parafundit në Premier League, Everton shkarkon Frank Lampard

Vendi i parafundit në Premier League, Everton shkarkon Frank Lampard

Frank Lampard

Everton ka vendosur të shkarkojë pas 20 javësh trajnerin Frank Lampard. Vendi i 19-të (i parafundit) në Premier League dhe rreziku për rrëzimin një ligë më poshtë ka bërë që drejtuesit e klubit të marrin vendimin drastik për legjendën e futbollit anglez.

Lajmi është konfirmuar edhe nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, me klubin nga Liverpool që ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare. I ulur në stol në 31 janar 2022, Lampard e drejtoi Evertonin në 44 ndeshje, me mesataren e pikëve që ishte 1 për ndeshje.

Pasi la futbollin e luajtur në vitin 2017, 44 vjeçari Lampard u fokusua me trajningun. Legjenda angleze u ul në stolin e të rinjve të Chelsea, për të kaluar më pas te Derby si trajner i parë. Nga 4 korriku 2019 deri në 25 janar 2021, Lampard ishte trajner i parë te Chelsea, duke i drejtuar Blutë për 84 takime.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës