Report Tv ka monitoruar rrugët e Tiranës ku duken të gjitha bosh, të shkreta pa asnjë lëvizje qytetarësh dhe as një automjet. Nga zona e Qendrës, rruga e Elbasanit, zona e Ish-bllokut, Pallati me Shigjeta, Zona e 9-katësheve janë të gjitha të boshatisura, ku e vetmja gjë që shikon janë forcat e policisë dhe patrullat e tyre për të monitoruar situatën dhe zbatimin e urdhrave. I gjithë ky shtetrrethim është vendosur për shkak të luftës që vendi po kryen kundër koronavirusit.
Lajmi kryesor:
E gjithë Shqipëria brenda, asnjë qytetar dhe makinë në rrugë! Report Tv pamje me dron nga Tirana si kurrë më parë! (VIDEO)











