TIRANE- Praktika e studenteve në kompani private nuk do të jetë më punë e zezë dhe e papaguar. Vendimi më i fundit i qeverisë, do të ofrojë një pagesë për 600 studentë që zhvillojnë praktikë, pranë kompanive të ndryshme, për një periudhë 6 mujore. Kjo ka qenë deklarata e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, i cili tha se duhet t’i jepet fund punës informale të studentëve të rinj. “Ne besojmë që praktikat e papaguara janë skllavëri moderne.
Ne nuk mund të pranojmë më që studentët të punojnë në të zezë apo të bëjnë një praktikë që zgjat 3 muaj dhe largohet, më pas vjen një student tjetër dhe zgjat e njëjta procedurë. Kemi aprovuar me një VKM tjetër, një kuotë për 600 studentë që mund të kenë praktika të paguara. Kjo do të thotë në qoftë se jeni një kompani dhe nuk jeni gati të ofroni një vend pune dhe doni të ofroni vetëm intershipin dhe praktikën, atëherë ne do të mbulojmë me një pagesë 6 mujore, ajo që ne do të quajmë pagesën e papunësisë, ne do ta japim si pagesë të praktikës”, tha Veliaj.
Ky i fundit ka deklaruar ndërkaq se afati për kompanitë që do të përfitojnë nga fondi i punësimit do të jetë data 25 maj, ndërkohë që për kompanitë do të ketë lehtësira të ndryshme. “Për çdo kompani që sot do të ofrojë një vend pune për një nga djemtë dhe vajzat, që ne kemi në këtë fakultet, ne jemi të gatshëm që të paguajmë 4 rrogat bazë, 12 muaj sigurime shoqërore, rrogat bazë të muajit të 5-6, rrogën e 11-12, që të sigurohemi që ju studentin e ri do ta mbani të paktën vitin e parë për ta testuar dhe për ta provuar.
Ne do të jemi shumë të gatshëm të presim aplikimet tuaja që në bazë të kontratave që kemi lidhur deri në datën 25 maj”, theksoi ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Këto deklarata u bënë gjatë çeljes së panairit të karrierës së Universitetit të Tiranës, në të cilin marrin pjesë rreth 60 subjekte publike dhe private, të cilat do të ofrojnë mundësi të ndryshme për studentët e këtij universiteti. Gjatë këtij Panairi do t'u jepet mundësia të gjithë kompanive, të ekspozojnë ofertat e tyre për studentët, ku këta të fundit mund të aplikojnë për praktika, intershpi, ofertat punësimi.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com