Vendimet e qeverisë/ 40 mln dollarë për bonusin e fundvitit për pensionistët, familjet në nevojë dhe personat me aftësi të kufizuara

Pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara janë kategoritë që do të marrin bonus për festat e fundvitit. Ku vendim u mor sot nga qeveria, ku Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri me dije se fondi total i alokuar për këto shpërblime është 40 mln dollarë.

"Janë 668 mijë pensionistë që përfitojnë nga paketa që është miratuar sot që arrin në një vlerë prej 3.5 mld lekësh sa i përket pensionistëve dhe 400 mln lekë sa i përket kategorive të tjera. Janë afërsisht 40 milion dollarë që alokohen për shpërblimet e fundvitit për pensionistët familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara", tha Ibrahimaj.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se janë 66 mijë familje që marrin ndihmë ekonomike që do të përfitojnë nga ky bonus i fundvitit e po ashtu edhe 72 mijë persona me aftësi të kufizuara. Fondi i vënë në dispozicion vetëm për këto dy kategori është 4 mln dollarë.

"Sot qeveria ka marrë vendim të rëndësishëm për paketën e solidaritetit të fundvitit që mbështet një sërë kategorish të veçanta. Shpërblimi i fundvitit për familjet me ndihmë ekonomike dhe të gjithë ata përfitues të skemës së pagesave të aftësisë së kufizuar, janë rreth 72 mijë individë që mbështeten nga kjo skemë, për personat që vuajnë nga sëmundje të ndryshme janë 72 mijë individë që do përfitojnë. Fondi i vënë në dispozicion është rreth 4 mln dollarë pa përfshirë pensionistët", tha ajo. 

Pensionistët do të marrin 5 mijë lekë shpërblim këtë fundvit, ndërsa familjet në nevojë dhe personat me aftësi të kufizuara do të marrin nga 3 mijë lekë.

Zv.kryeministri, Arben Ahmetaj u shpreh se janë akorduar 3.2 mld lekë për bashkinë e Tiranës dhe bashkitë e tjera për të bërë të mundur vazhdimin me shpejtësi të procesit të rindërtimit, në mënyrë që të mbyllet në vjeshtën e vitit që vjen.

"Në kuadrin e rindërtimit, rindërtimi vazhdon me shpejtësi qoftë pallatet qoftë njësitë individuale. Sot janë akorduar likuiditet qoftë bashkisë së Tiranës apo bashkive të tjera rreth 3.2 mld lekë që bën të mundur vazhdimin me shpejtësi të rindërtimit për të mbyllur të gjithë procesin në vjeshtën e vitit që vjen. Buxheti me ndryshimet ka shkuar në 35 mld lekë", tha Ahmetaj.

Përballë sportivëve që po nderojnë flamurin kuqezi në gara ndërkombëtare, Ministrja Evis Kushi prezantoi ndryshimet në trajtimin e peshëngritësve.

"Sportistët medalistë do të shpërblehen për të gjitha garat. Vakum ligjor kur u miratua ligji për sportin në 2020, kemi parashikuar në disa dispozita të fundit që edhe ata që e kanë përfituar statusin e lartë menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit të trajtohen sipas këtij vendimi. Calja do të vlerësohet njëjtë si peshëngritësit europian, për herë të parë. Edhe Erkand Qerimaj që muajt e fundit na kanë nderuar", tha Kushi.

Këshilli i Ministrave vendosi të falë gjobat e vendosura dhe të shtyjë deri në prill 2022 afatin që subjektet kishin për të deklaruar pronarët përfitues. Qeveria gjithashtu kaloi projektligjin për rritjen dhe mbështetjen financiare për ndërmarrjet e vogla. 

 

 

VIDEO-Vendimet e plota

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:46
3 mijë lekë bonus për festat e fundvitit për familjet me ndihmë ekonomike dhe ato që kanë persona me aftësi të kufizuara

Familjet që marrin ndihmë ekonomike dhe ato që kanë persona me aftësi të kufizuara, do të marrin një bonus prej 3 mijë lekësh për festat e fundvitit. Lajmi u bë me dije sot në Komisionin e Ligjeve nga Drejtoresha e Përgjithshme e Buxhetit në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Mimoza Dhëmbi.

Ky vendim pritet të miratohet sot në qeveri. Dhëmbi theksoi po ashtu se nuk ka ende një vendim për administratën, nëse do të marrin shpërblim këtë fundvit.

"Përveç bonusit prej 5 mijë lekësh për pensionistet, këtë vit do te jepet bonus prej 3 mije lekesh për familjet me ndihme ekonomike dhe për familjet që kanë persona me paaftësi. Vendimi pritet të miratohet sot në qeveri. Deri më tani nuk ka vendim për shpërblim për administratën", tha ajo.

Më 28 tetor, Qeveria u vendos edhe dhënia e një bonusi prej 5 mijë lekësh për pensionistët.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Buxheti: 15/12/2021 14:17

    Po punetoret qe punojne si skllever pse mos te kene shperblim rroge te 13 sic e ka ligji dhe sic e ka bota?! Plera..

    Përgjigju
    • Lexues: 15/12/2021 16:06

      Po punetoret i paguan privati. Qeveria ka ne dore pensionet dhe asistencen sociale. Me thene te drejten eshte turp ta quash shperblim. Eshte kompensim i pjesshem per inflacionin.

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore