Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për
moratoriumin, Koka: S'dekurajohemi

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për<br />moratoriumin, Koka: S'dekurajohemi
Vazhdimi i moratoriumit për shpendët, i konfirmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese, nuk është dekurajim për gjuetarët, por mundësi për të vijuar më tej një dialog të ri në mënyrë që edhe ky sektor të funksionojë.
 
Kjo ka qenë deklarata që ka bërë Ministri i Mjedisit Lefter Koka nga Rezervati i Menaxhuar Kune-Vain në Lezhë, ku edhe prezantoi rezultatet e Censusit Kombëtar për Shpendët Dimërues të Ujit në Shqipëri.
 
Sipas ministrit Koka, rreth 100 mijë armëve të gjahut që ndodheshin në vendin tonë i shtoheshin edhe ato të shtetasve të huaj dhe gjithçka sepse ky sektor nuk kishte kontroll.

“Është bërë një punë e shkëlqyer për të evidentuar rezultatet e punës  së bërë nga moratoriumi, ndaj më vjen mirë që rezultatet ishin shumë pozitive dhe kjo na bënë tashmë që të ulemi me shoqatat e ndryshme dhe pasionatë të gjuetisë e kam thënë vite më parë, nuk do të jenë gjykatat ata që do të vendosin sesi duhet të funskionojë dhe ky sektor në Shqipëri, duhet të jemi të gjithë së bashku për ta ushtruar këtë pasion në një mënyrë sa më të ligjshme”, tha Koka.
 
 
Për sa i përket kalimit transit të kontenierëve me mbetje në vendin tonë, ministri Lefter Koka është shprehur se tashmë kjo çështje i kalon kompetencave të ministrisë që ai drejton .
 
"Ajo që në jemi përgjigjur, kemi pasur diku te rreth 10 kamion tranzitime kryesisht me goma të përdorura ku kanë pasur si destinacion Kosovë. Për sa i takon informacioneve të tjera kjo i tejkalon kompetencat e ministrisë sime”u shpreh ministri i mjedisit.
 
Nga rezultatet e censusit janë regjistrua 64 lloje të shpendëve të ujit dhe një numër të përgjithshëm 165,268 individësh. Censusi ofroi disa vëzhgime të rëndësishme për disa lloje të tjera që shënojnë për herë të parë dimërimin e tyre në ligatinat shqiptare.

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta regjistroi 39,999 individë dhe 51 lloje të ndryshme të shpendëve të ujit duke u shpallur kështu zona më e pasur në këtë mes dimër. Zona të tjera të rëndësishme për shpendët e ujit ishin Narta me 40 lloje, Kune-Vaini me 36 lloje dhe Butrinti me 33 lloje.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem