VENDIMI I PLOTË NË SHQIP/ Ja si e djathta britanike ‘dënoi’ Sali Berishën ‘non grata’ si i korruptuar dhe përfitues nga krimi i organizuar

VENDIMI I PLOTË NË SHQIP/ Ja si e djathta britanike ‘dënoi’ Sali Berishën ‘non grata’ si i korruptuar dhe përfitues nga krimi i organizuar

Berisha dhe faqja e parë e vendimit në shqip

Në Mbretërinë e Bashkuar do të ketë një rokadë të fortë në qeverisje, me të majtët Laburistë që do të vijnë në pushtet. Pas 14 vitesh në pushtet Konservatorët kanë pësuar një humbje dërrmuese, teksa janë përgjysmuar si në mbështetje popullore, ashtu edhe me mandate në parlament.

Humbja e konservatorëve shikohet si një disfatë e madhe e të djathtëve edhe në Shqipëri, ndërsa PD-ja e Sali Berishës tashmë shikon garën e Donald Trump në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një ‘fije bari’ për t’u kapur për gjoja t’i hequr ‘non grata-n’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por duhet kujtuar se ishte pikërisht kjo e djathtë në Britaninë e Madhe e cila shpalli Berishën ‘non grata’ në Mbretërinë e Bashkuar, që gjithashtu e mbrojti fort këtë vendim në përballjen ligjore në Komisionin e Posaçëm të Apelimit të Emigracionit në Londër, i cili më 17 qershor la në fuqi vendimin e Homme Office, duke i quajtur të qenësishme të gjitha argumentet për lidhje të qarta me krimin e organizuar, përfitim nga krimi dhe korrupsioni, përfshirje të qarta të Berishës në disa raste korruptive që cenonin deri në sigurinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Report Tv sjell të plotë, për herë të parë të përkthyer në shqip, të gjithë vendimin e Komisionit, me të gjitha argumentet dhe si u rrëzuan qëndrimet e avokatëve të Berishës.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kkalo: 08/07/2024 12:23

    Super lajm.

    Përgjigju
  • Shkodra: 05/07/2024 23:47

    Duket që Saalehu është dru nga politika!! Britët dhe Daj Sami kanë shekuj që këndojnë në duet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë