TIRANE- Qeveria rrëzon statusin e ushtarakëve me gradë madhore. Këshilli i Ministrave ka vendosur për rrëzimin e statusit të miratuar në vitin 2004 nga ish-qeveria “Nano”. Ky status u jepte ushtarakëve me gradë madhore, kur dilnin në lirim, një shpërblim me aq paga se vite shërbimi kishin. Pra nëse një Gjeneralmajor kishte punuar për 10 vite në këtë gradë dhe ka patur një pagë prej 120 mijë lekë të reja në muaj, atëherë sapo të lirohej nga detyra merrte një pagesë të menjëhershme prej 1.200.000 lekë, pra 12 milionë lekë të vjetra. Ky shpërblim u jepej ushtarëkëve me gradë Gjeneral Lejtnant, Gjeneral Major dhe Gjeneral Brigade. Gjithashtu, u jepej edhe Admiralëve, Kundëradmiralëve dhe Nënadmiralëve nga forcat detare. Me rrëzimin e këtij statusi, ushtarakët me gradë madhore humbasin një sërë të drejtash dhe përfitimesh.