Rriten me 6% pagat për mësuesit, mjekët e infermierët! 15 mijë lekë shpërblim për mjekët specializantë që ushtrojnë profesionin jashtë vendbanimit të tyre

TIRANË- Nga 1 korriku pagat e infermierëve, mjekëve si dhe mësuesve të sistemit paraunveristar rriten me 6 %. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ndërsa lajmi u bë me dije nga ministrja e Arsimit dhe e Shëndetësisë.

Nga miratimi i këtij vendimi të Ministrisë së Arsimit, përfitojnë rreth 30200 mësues, rreth 790 punonjës psikologë, punonjës socialë dhe oficerë sigurie, rreth 1300 punonjës të arsimit profesional në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si dhe rreth 4410 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, qendrave kulturore të fëmijëve dhe të konvikteve shkollore, në varësi të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Sakaq në sektorin e mjekësisë nga rritja e pagave me 6% përfitojnë mbi 19 mijë punonjës të shëndetësisë, nga urgjenca kombëtare, në shërbimin e shëndetit publik, në qendrat e kujdesit parësor dhe në shërbimin spitalor.

“Duke filluar nga data 1 Korrik, ashtu sikurse ne e kemi premtuar, për të gjithë mjekët, infermierët, teknikët e laboratorit, imazherisë, të gjithë profesionistët e shëndetësisë që ofrojnë shërbime për qytetarët, paga e tyre rritet me 6%. Dhe nga kjo rritje përfitojnë rreth 19 mijë mjekë, infermierë dhe profesionistë shëndetësorë, që ofrojnë shërbimet në të gjithë sistemin tonë shëndetësor, në atë parësor dhe atë spitalor. Gjithashtu dhe në institucionet e Ministrisë së Shëndetësisë ku bëjnë pjesë profesionistë të shëndetësisë, sikurse janë epidemiologët apo punonjësit e shëndetit publik”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu lajmëroi gjithashtu edhe vendimin për një shpërblim financiar për mjekët që kanë përfunduar specializimin dhe e ushtrojnë profesionin e tyre larg vendbanimit.

“Qeveria shqiptare ka miratuar edhe një shpërblim financiar në masën 15 mijë lek në muaj për të gjithë ata mjekë që përfundojnë specializimit dhe në bazë të kontratave me Ministrinë e Shëndetësisë e ushtrojnë profesionin e tyre larg vendbanimit, në spitalet rajonale, do të përfitojnë këtë shpërblim financiar mbi pagën dhe kjo do të hyjë në fuqi menjëherë me miratimin nga qeveria të kësaj rritjeje dhe këtij shpërblimi financiar. Nga ky shpërblim do të përfitojnë rreth 300 mjekë, të cilët kanë përfunduar specializimin dhe do të përfundojnë specializimet dhe do të atashohen pranë spitaleve rajonale për të ushtruar profesionin e tyre në një periudhë tre vjeçare, sipas detyrimit të përfshirë në kontratën me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, tha Manastirliu.

Ky vendim i qeverisë vjen në vazhdën e politikës së rritjes së pagave të ndërmarrë në këto vite për stafet mjekësore, pagat e të cilëve janë rritur me 63%. Pas rritjes me 40% në vitin e pandemisë, rritja e pagave do të vijojë me 40% sërish në këtë mandat qeverisës, duke filluar nga viti 2022 me rritjen prej 6% të pagave. Efekti financiar i rritjes së pagave dhe shpërblimeve është rreth 10 milion dollarë dhe i shtrin efektet nga data 1 Korrik 2022.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:38
Rriten me 6% pagat për mësuesit e sistemit arsimor parauniversitar

 

Në mbledhjen e qeverisë sot u finalizua angazhimi i ndërmarrë që në fund të vitit të kaluar kur u miratua buxheti për vitin 2022, për rritjen me 6% të pagave të të gjithë punonjësve të sistem arsimor parauniversitar.

Vendimi u bë i ditur nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, e cila theksoi se nga ky vendim përfitojnë 36700 punonjës mësimor, mes të cilëve për herë të parë edhe punonjësit psiko-socialë dhe punonjësit e sigurisë. Do të përfitojnë edhe punonjësit e arsimit profesional, arsimit parashkollor, qendrave kulturore të fëmijëve dhe konvikteve.

Nga miratimi i këtij vendimi përfitojnë rreth 30200 mësues, rreth 790 punonjës psikologë, punonjës socialë dhe oficerë sigurie, rreth 1300 punonjës të arsimit profesional në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si dhe rreth 4410 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, qendrave kulturore të fëmijëve dhe të konvikteve shkollore, në varësi të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Ministrja nënvizoi se vlerësimi për mësuesit nuk bëhet vetëm nëpërmjet rritjes së pagës por vlerësimi i mësuesve me dinjitet me meritokraci është edhe nëpërmjet shumë reformave të tjera të ndërmarra duke filluar që nga Portali “Mësues për Shqipërinë”, kualifikimi trajnimi rritja profesionale dhe përmirësimi i kushteve të punës të reja në infrastrukturë, në pajisje laboratorike, etj.

Përveç sa më sipër, në këtë vendim përfshihet edhe rritja e vlerës së pagesës orare për orët që japin mësuesit mbi normën mësimore të miratuar me dispozitë, mesatarisht 10%.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • luljeta Kote: 08/07/2022 22:17

    pse rrisni rrogat e mesuesve ?sa muaj ne vit bejne sikur punojne ? Turp e mbyllin shkollen nje muaj para e femijet e shkrete shkojne sa andej e ketej e prinderit qe sdine ku ti cojne.nga eksperienca ime ne Amerike mesuesit zhvillojne mesim te rregullt deri diten e oren e fundit pa asnje ndryshim nga ditet e tjera,,Kurse mesueset ne shqiperi bejne gara me njera tjetren kush vishet, lyhet e kush ben weekend me te bukur,,,Turp qe ska njeri ti kontrolloje keto te pafytyra qe i kane dhene fund arsimit ne shqiperi...Jemi popull i zgjuar e tregojme veten ne shkolla kudo jashte vendit se nuk kemi stresin e te trajtuarit keq nga mesues te nivelit si ne shqiperi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?