Vendimi i qeverisë: Afganët do të qëndrojnë 1 vit në Shqipëri! Krijohet ‘Task-Forca’ me 7 ministra e drejtuar nga Olta Xhaçka

TIRANË- Afganët, që u rrezikohet jeta nga talebanët, do të qëndrojnë në Shqipëri për një periudhë 1-vjeçare. Është ky vendimi më i fundit i qeverisë shqiptare, teksa është ngritur edhe një Task-Forcë në përbërje të së cilës janë 7 ministra, e drejtuar nga ajo e Jashtme, Olta Xhaçka. Kjo Task Forcë ka disa detyra kryesore që nis në fazën e parë me negociimin me ndërkombëtarët, për të vijuar më pas me menaxhimin e fluksit dhe koordinimit e akomodimit të tyre pas mbërritjes në Shqipëri. Task-Forca gjithashtu do të evidentojë të gjitha nevojat për ndërhyrje në legjislacion, për shtesat buxhetore etj., për menaxhimin e situatës.  

Në varësi të saj janë Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ai i Mbrojtjes Niko Peleshi, e Financave Anila Denaj, ministrja e Arsimit Evis Kushi, ajo e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri i Turizmit Blendi Klosi dhe ky grup i posaçëm do të veprojë deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare nga shtetasit afganë që do të strehohen në Shqipëri. Në këtë vendim të firmosur nga kryeministri Edi Rama, marrë mesditën e kësaj të mërkure, thuhet gjithashtu se ekziston mundësia që afganëve të vendoset që t'u kufizohet liria e lëvizjes, por ky vendim do të merret nga autoriteti përgjegjës për azilin dhe refugjatët nëse konsiderohet e nevojshme, vetëm mbi bazën e vlerësimit individual dhe jo në grup. 

Kushti bazë që një refugjat të kërkojë mbrojtje dhe strehim në Shqipëri është persekutimi i tij në vendin nga ka ardhur. Me persekutim do të konsiderohen rastet kur ka shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, kur kemi të bëjmë me akte të dhunës fizike, psikologjike dhe seksuale, me masa policore ose vendime gjyqësore diskriminuese, ndjekjes penale diskriminuese, përndjekje dhe rreziqe për shkak të racës, besimit fetat, kombësisë, grupit shoqëror etj. Ndërkaq, përjashtohen nga mbrojtja dhe strehimi refugjatët që kanë kryer krime kundër paqes, krime lufte ose krime kundër njerëzimit, apo  krime të tjera të rënda.

Kur kanë kaluar 10 ditë nga "PO-ja" e thënë nga kryeministri Edi Rama për t'i hapur dyert afganëve, bashkëpunëtorë të perëndimit që u rrezikohet jeta nga talebanët pas marrjes së pushtetit në Afganistan, këta shtetas ende nuk kanë mundur që të mbërrijnë në Shqipëri, kjo për shkak të situatës kaotike që ndodhet në Aeroportin e Kabulit. Strehimi i tyre do të bëhet në konviktet te 'Qytetet Studenti' në Tiranë dhe në hotele në Durrës e Berat, duke e përjashtuar kategorikisht mundësinë për t'i zhvendosur në kampe të ngritura enkas për ta, pasi për Ramën do të ishte krejtësisht çnjerëzore, nisur edhe nga periudha e gjatë që pritet të qëndrojnë në vendin tonë. Ende nuk ka një datë konkrete se kur pritet të mbërrijnë në vendin tonë, por referuar deklaratave të numrit një të qeverisë bëhet fjalë për një grup prej 3000 afganësh që do të strehohen në Shqipëri. Ndër të rrallat raste, ky vendim ka "bashkuar" politikën, ku kryedemokrati Lulzim Basha ka mbështetur vendimin e Ramës duke thënë se është detyrë e Shqipërisë të qëndrojë pranë SHBA dhe aleatëve tanë në këtë krizë humanitare. Një vendim i tillë është përshëndetur dhe është vlerësuar maksimalisht edhe nga ndërkombëtarët, specifikisht nga SHBA-ja, ku ambasadorja Yuri Kim tha se shqiptarët e "mbajtën besën", fjalën e dhënë.

Qytetarët afganë që do të strehohen në vendin tonë kanë punuar gjatë këtyre viteve me SHBA-në dhe NATO dhe duke qenë se do të jenë shënjestra e hakmarrjes talebane, largimi i tyre është parë si emergjente. 

Përbërja e Task-Forcës për strehimin e afganëve
Task-Forca kryesohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe ka në përbërje, si më poshtë vijon:
a) Ministrin e Brendshëm;
b) Ministrin e Mbrojtjes;
c) Ministrin e Financave dhe Ekonomisë;
ç) Ministrin e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;
d) Ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
dh) Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit.

Detyrat e Task-Forcës
a) Negocion me partnerët ndërkombëtare për çështjet që lidhen me objektin e këtij vendimi;
b) Harton planin e veprimit për menaxhimin e fluksit të kërkuesve të mbrojtjes ndërkombëtare;
c) Koordinon situatën e pritjes dhe të akomodimit të shtetasve afganë dhe personave pa shtetësi me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Republikën Islamike të Afganistanit;
ç) Evidenton nevojat emergjente për t’i paraprirë punës me ndryshimet e mundshme të kuadrit ligjor, nënligjor e rregullator, të cilat ndikojnë në përmirësimin në këtë funksion;
d) Analizon kërkesat shtesë buxhetore për funksionimin, shpenzimet dhe bazën e nevojshme materiale, si dhe koordinon fondet e donatorëve për këtë qëlllim.

                                                                Vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave
DHËNIEN E MBROJTJES SË PËRKOHSHME SHTETASVE AFGANË DHE PERSONAVE PA SHTETËSI ME VENDQËNDRIM TË PËRKOHSHËM OSE TË PËRHERSHËM NË REPUBLIKËN ISLAMIKE TË AFGANISTANIT DHE PËR KRIJIMIN E TASK-FORCËS PËR MENAXHIMIN E FLUKSIT TË KËRKUESVE TË MBROJTJES NDËRKOMBËTARE
Në mbështetje të neneit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 82, të ligjit nr.10/2021, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
1. Dhënien e mbrojtjes së përkohshme shtetasve me shtetësi apo kombësi afgane dhe personave pa shtetësi me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Republikën Islamike të Afganistanit, që hyjnë masivisht dhe të koordinuar me partnerët ndërkombëtarë në territorin e Republikës së Shqipërisë, për arsye të luftës, situatës së ngjashme, dhunës së përgjithshme dhe konfliktit të brendshëm, të karakterizuara nga shkelje të të drejtave të njeriut dhe që kërkojnë mbrojtje nga Republika e Shqipërisë.
2. Mbrojtja e përkohshme për këta shtetas fillon nga momenti i hyrjes në Republikën e Shqipërisë për një afat 1-vjeçar.
3. Përjashtohen nga e drejta e mbrojtjes së përkohshmen të gjithë personat të cilët plotësojnë një nga kushtet e përcaktuara në nenin 83, të ligjit nr.10/2021, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”.
4. Autoriteti përgjegjës për azilin dhe refugjatët mund të vendosë që kërkuesit t’i kufizohet liria e lëvizjes, nëse e konsideron të nevojshme, bazuar në vlerësimin individual të secilit rast sipas përcaktimeve të neneve 46 dhe 47, të ligjit nr.10/2021, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”.
5. Krijimin e Task-Forcës, si një strukturë e posaçme e përkohshme, për menaxhimin e fluksit të kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare nga shtetasit afganë dhe personat pa shtetësi me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Republikën Islamike të Afganistanit.
6. Task-Forca kryesohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe ka në përbërje, si më poshtë vijon:

a) Ministrin e Brendshëm;
b) Ministrin e Mbrojtjes;
c) Ministrin e Financave dhe Ekonomisë;
ç) Ministrin e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;
d) Ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
dh) Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit.

Sipas nevojave ftohen të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të tjera me kërkesë të kryetarit të Task-Forcës.
7. Task-Forca ka këto detyra:
a) Negocion me partnerët ndërkombëtare për çështjet që lidhen me objektin e këtij vendimi;
b) Harton planin e veprimit për menaxhimin e fluksit të kërkuesve të mbrojtjes ndërkombëtare;
c) Koordinon situatën e pritjes dhe të akomodimit të shtetasve afganë dhe personave pa shtetësi me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Republikën Islamike të Afganistanit;
ç) Evidenton nevojat emergjente për t’i paraprirë punës me ndryshimet e mundshme të kuadrit ligjor, nënligjor e rregullator, të cilat ndikojnë në përmirësimin në këtë funksion;
d) Analizon kërkesat shtesë buxhetore për funksionimin, shpenzimet dhe bazën e nevojshme materiale, si dhe koordinon fondet e donatorëve për këtë qëlllim.

8. Task-Forca ndihmohet nga sekretariati teknik në detyrat administrative. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe ministri i Brendshëm janë përgjegjës për ngritjen e këtij sekretariati, përcaktimin e përbërjes dhe të mënyrës së funksionimit të tij.
9. Periudha e veprimit të Task-Forcës është deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare nga shtetasit afganë dhe personat pa shtetësi me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Republikën Islamike të Afganistanit.
10. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zeno: 25/08/2021 17:29

    Mos u friksoni, edhe pse keni te perbashket shpellat, keta jane shume me te parrezikshem se tufa jote Zuno e Shpopullimo

    Përgjigju
  • Timi: 25/08/2021 16:47

    Dhe berisha i mori iranianet po prape ia vuri kryqin uncle semi. Do vije dhe dita jote dhe gjithe afriken te sjellesh ketu

    Përgjigju
  • O ZOT NA NDIHMO!: 25/08/2021 15:35

    Mire qe i kemi ato afganet e vjeter qe na i pruri turku i ndyre, pederastet e kavajes dhe elbasanit (pederat aktive e pasive), por s'paskeni te ngopur o horrat e djallit e na prute edhe te tjere te fresket... Lloj, lloj rracash muti e plehrash azie, me te vetmin qellim, qe ta shkaterroni rracen e bardhe dhe fisnike dhe me kete automatikisht edhe Europen e Shenjte e ta mbushni me aziatike çallmaxhinj e brekushexhinje, magjype, arixhinj, plehra, horra, e pederaste...

    Përgjigju
  • Zuno: 25/08/2021 15:22

    Robt ku ti kesh o edi rama. ..o mut e ktheve shqiperine ne nje NEVOJTORE te botes. ...

    Përgjigju
  • Shpopullimi Shqiptar: 25/08/2021 14:22

    Afghanet do ngulen dhe nuk kane per te ikur kurre nga Shqiperia... Robt ku ti keni, perzurët nga vendi mijera Shqipetar per ta mbushur vendin me lloj lloj racash...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet