Vendimi, Kajollit i ulet dënimi me 
22 vjet burg, dënohet 8 vite

Vendimi, Kajollit i ulet dënimi me <br />22 vjet burg, dënohet 8 vite
Gjykata e Fierit, me gjyqtare Matilda Shalla ka vendosur të njohë vendimin italian për njohjen e dënimit të gjykatës italiane për Fatmir Kajollin, duke e dënuar atë përfundimisht me 8 vjet burg nga 22 vjet që ishte dënuar nga gjykata italiane. Gjykata e Fierit ka ulur në mënyrë drastike dënimin për biznesmenin fierak, i cili tashmë është i pandehur dhe në disa procese të tjera penale.

Në dosjen e mbërritur nga Italia, nënvizohet se në ngarkim të të dënuarit të mësipërm janë dhënë vendimet në 22 tetor 2003 të Gjykatës së Apelit Milano, i cili ka konfirmuar vendimin e datës të 12 dhjetorit 2002 të Gjykatës së Milanos, i cili është i parevokueshëm që prej datës 4 tetor 2006.

Dënimi kundër biznesmenit Kajolli është dhënë me 16 vjet heqje lirie dhe 160 mijë euro gjobë, për krimet si “Mbajtje dhe shitje e paligjshme e lëndëve narkotike” në bashkëpunim, kryer në Milano dhe Sesto San Giovanni më 18 gusht 1998. Ky dënim sipas italianëve nuk është shlyer.

Në vendim ka dhe një vendim shtetsë për përjashtimin e përhershëm nga zyrat dhe funksionet publike dhe humbjen e zotësisë juridike për të vepruar gjatë vuajtjes së dënimit. Gjithashtu nënvizohet së ndaj Kajollit duhet të meret menjëherë masa e dëbimit nga territori i shtetit italian pas shlyerjes së dënimit.

Arrestimi pas 10 vitesh
Më datën 25 tetor 2006 Prokuroria e Përgjithshme e Milanos lëshonte urdhërin e ekzekutimeve për dënimin e mësipër, që në fakt është ekzekutuar pas 10 vitesh nga policia Shqiptare. Më tej në dosje evidentohet dhe një dënim i dytë që Fatmir Kajolli ka marrë në 23 shtator të 2008 nga Gjykata e Apelit në Romë. Aktiviteti penal i Kajollit për të cilin gjykata ka vendosur dënimin e tij me 6 vite burg shtrihet për periudhën 5 dhjetor 2000 deri në 3 mars 2001 në Romë dhe Torino. Ky dënim sipas palës italiane nuk është ekzekutuar, megjithëse ju kërkua në 2012 palës shqiptare arrestimi dhe ekstradimin e Kajollit në Itali, kërkesë kjo që u rrëzua nga të gjitha nivelet e gjykatave.Në kuadër të këtyre dy dënimeve, është aplikuar praktika e unifikimit të dy dënimeve duke vendosur masën 22 vjet heqje lirie dhe 190 mijë euro gjobë kundër Fatmir Kajollit si dhe përjashtimin e tij të përhershëm nga zyrat dhe funksionet publike, humbjen e zotësisë juridike për të vepruar gjatë vujatjes së dënimit si dhe dëbimin e ngahershëm të Kajollit nga Italia.

Fshehja në Shqipëri
Një skuadër “Mobile” operacionale është urdhëruar nga Prokuroria e Përgjithshme Italiane që të arrestonte Fatmir Kajollin, menjëherë pasi kjo prokurori i ka bërë bashkimin e dy dënimeve, atë me 6 vjet dhe 16 vjet burg, duke e dënuar përfundimisht me 22 vjet heqje lirie dhe 190 mijë euro gjobë biznesmenin e njohur fierak. Që prej 2 korrikut 2015, kur vendimi për bashkimin e dënimeve kundër Kajollit është firmosur nga zv/prokurori i Përgjithshëm i Italisë Alberto Cozzella, skuadra speciale “Mobile” nuk ka mundur të lokalizojë dhe arrestojë biznesmenin Kajolli në Itali, kjo pasi ai ka gjetur strehim të sigurt në Shqipëri. Nisur nga kjo situatë, prokurorët italainë kanë kërkuar,ndihmën e prokurorisë Shqiptare, për arrestimin e Fatmir Kajollit dhe njohjen e vendimit të bashkimit të dënimeve me 22 vite burg dhe 190 mijë euro gjobë. Në dosjen e ardhur nga Italia për të dënuarit për trafik droge Fatmir Kajolli, të cilin “Shqiptarja.com” e disponon thuhet bashkimi i dënimit i është komunikuar dhe dy avokatëve të Kajollit në Itali,ku njëri prej tyre është Shqiptar dhe funksionar i lartë i një institucioni të rëndësisë së veçantë.Teksa Italia kishte vendosur dhe dëbimin e Kajollit dhe nga teritori i saj dhe pjesmërjen e tij në zyra dhe funksionet publike,Kajolli jetonte i qetë në Fier, duke qënë dhe anëtar i Këshillit Bashkiak në Fier dhe aksioner në disa kompani tregtare.

Pasuritë
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur sekuestro preventive për pasuritë e Kajollit, pasi dyshohet se janë vendosur me para të ardhura nga aktivitetet krimianale dhe trafiku i drogës Itali.

Votimet
Biznesmeni nga Fieri dhe ish-këshilltari i Partisë Republikanë në Bashkinë e Fierit është marrë i pandehur dhe për goditjen me grushta të një efektivi policie në një qëndër numërimi votash në Fier.

Karrotrecat
Fatmir Kajolli, djali i tij dhe disa shoferë karrotrecash janë marrë të pandehur pasi akuzohen nga prokuroria e Fierit se vidhnin në mënyrë flagrante qytetarët duke ia marrë makiant me karotreqësa.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)                                    

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare