Vendimi/ Mbaron mandati i 2 anëtarëve të 'Kushtetueses' Përparim Kalos dhe Altin Binajt! Lëvizja e Vitore Tushës nuk e shpëton Ilir Metën

Me 22 dhjetor të vitit 2021, me kërkesë të kryetares Vitore Tusha, Gjykata Kushtetuese ka vendosur mbarimin e mandatit për dy anëtarë të saj, Përparim Kalos dhe Altin Binajt. Në vendimet e siguruara nga Report Tv thuhet se Përparim Kalo u emëruar nga Presidenti Ilir Meta  si anëtar i Gjykatës Kushtetuese në 17 dhjetor 2020 në vend të Besnik Imerajt, i cili dha dorëheqjen në vitin 2018. Imeraj ishte emëruar në 25 prill 2013. Mandati 9-vjeçar i tij mbaronte në prill 2022. Përparim Kalo nuk kishte një mandat 9-vjeçar kur u emërua, por do të vijonte mandatin e Imerajt. Neni 9 i ligjit për Gjykatën Kushtetuese parashikon që jo më vonë se 3 muaj përpara përfundimit të mandatit të një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese, kryetarja e gjykatës kërkon deklarimin e mbarimit të anëtarit dhe vendimi merret nga vetë Kushtetuesja.

Kështu, Vitore Tusha, të cilës i ka mbaruar mandati që në vitin 2017, ka kërkuar mbarimin e mandatit të Përparim Kalos. Anëtari tjetër Altin Binaj është emëruar nga Kuvendi në 17 dhjetor 2020 si anëtar në Gjykatën Kushtetuese, në vend të Fatos Lulos, i shkarkuar nga Vetingut në vitin 2018. Fatos Lulo ishte emëruar 25 prill 2013 dhe mandati i tij duhej të mbaronte në prill 2022. Kjo është arsyeja sepse Vitore Tusha ka deklaruar tre muaj para mbarimin e mandatit të Altin Binajt, i cili zëvendësoi Lulon.

Gjykata Kushtetuese do të nisë në 18 janar shqyrtimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Mbarimi i mandatit të dy anëtarëve të Kushtetueses nuk do të ketë efekt në vendimmarrje. Pika 4 e nenit 8 të ligjit për Gjykatën Kushtetuese parashikon që anëtari i Kushtetueses vazhdon në detyrë deri në emërimin e pasardhësit të tij. Kështu që Përparim Kalo dhe Altin Binaj do të vijojnë detyrën deri ditën kur të zëvendësohen. Është pikërisht kjo pikë që mban Vitore Tushën në Kushtetuese edhe pse mandati i saj ka mbaruar prej 5 vitesh.

Po si do të zëvendësohen Përparim Kalo dhe Altin Binaj? Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të shpallë thirrjen për shprehjen e interesit për të aplikuar për dy vendet vakante. KED do të përzgjedhë dy lista me kandidatë që plotësojnë kriteret, të cilat do t’i referojë në Presidencë dhe Kuvend. Presidenca dhe Kuvendit do të zgjedhin nga një kandidat me tre kandidatëve të renditur në krye të listës. Por, kjo procedurë duhet të përfundojë për 60 ditë, por mund të zgjatë deri në vitin 2023.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka vetëm 4 anëtarë me mandat të plotë: Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Marsela Xhaferllari dhe Sonila Bejtja. Gjykata Kushtetuese duhet të ketë 9 anëtarë, ndonëse vendimet mund t’i marrë me 5 vota pro.

Vendimi i mbarimit të mandatit të Altin Binaj

Vendimi i mbarimit të mandatit të Përparim Kalos

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan: 10/01/2022 19:23

    Ore, Liri po privatizon gjykaten kushtetues. 3 i ka ne te vetet, tani zevendeson dhe nje nga keto te dy qe do te ikin dhe eshte ne rregull. pse Tusha nuk eshte zevendesuar deri me tani?

    Përgjigju
    • Andarti me mask shqiptari: 10/01/2022 21:23

      Sepse Tushen bashke me Ilirin i mbron Sorrosi. Nuk e dije ti?! Nuk ka arsye tjeter. Nuk reshte teknikalitet ligjor! Aaah nuk behet ai vend jooooo. IKNI! Ne gjermani ju presin me krahe hapur! Efharisto!

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

20 milionë lekë për ekipin fitues, 'Final 4' shpërblehet nga FSHF-ja! Përfiton edhe kampioni i Kupës së Shqipërisë

20 milionë lekë për ekipin fitues, 'Final 4' shpërblehet nga FSHF-ja! Përfiton edhe kampioni i Kupës së Shqipërisë