Vendimi/ Motra e Rovena Gashit 15 vjet larg drejtësisë, Hajdarmataj para Vetingut

TIRANË- Motra e Rovena Gashit, Ema Gashi, ish-gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, duhet të qëndrojë për 15 vjet larg drejtësisë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të ndërpresë procesin e Vetingut për znj. Ema Gashi, duke i hequr në të njëjtën kohë të drejtën për një periudhë 15-vjeçare emërimin si gjyqtare ose prokurore e çdo niveli, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor ose e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektore e Lartë e Drejtësisë ose Prokurore e Përgjithshme. Vendimi është marrë pasi Ema Gashi dha dorëheqjen nga funksioni si gjyqtare.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, mbështetur në ligjin e Vetingut si dhe në kërkesën e regjistruar për dorëheqje, ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit të Ema Gashi. Për këtë vendim, KLGJ ka njoftuar Komisionin e Pavarur i Kualifikimit në datën 4 shtator 2019. Në datën 10 tetor 2019, KLK vendosi të ndërpresë procesin e Vetingut për Ema Gashin. Ish-gjyqtarja Ema Gashi është motra e Rovena Gashit, ish-drejtuesja e Njësisë për Dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme, e cilësuar edhe si krahu i djathtë i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, i përfshirë në ‘listën’ e zezë nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Llalla dha dorëheqjen që në fillim të veprimit të ligjit të Vetingut, për t’i shpëtuar kontrollit, ndërsa Rovena Gashi u shkarkua disa javë më parë nga detyra përfundimisht nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Rovena Gashi ishte shkarkuar më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për probleme me pasurinë. Ndërkaq, gjatë procesit gjyqësor në Kolegjin e Apelimit, ajo kërkoi që të mbrohej nga motra e saj, Ema Gashi, e cila dha dorëheqjen nga drejtësia. Por, kjo kërkesë nuk u pranua nga trupa gjykuese pranë Kolegjit të Apelimit. Pas këtyre zhvillimeve në pozita të vështira është edhe bashkëshorti i Rovena Gashit dhe kunati i Ema Gashit, Dritan Gina me funksion prokuror. Ai ka deklaruar të njëjtën pasuri që ka deklaruar bashkëshortja e tij Rovena Gashi.

Në prill të këtij viti, Shqiptarja.com publikoi një raport të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, në të cilin thuhet “Për bashkëshortin e Rovena Gashit, shtetasin Dritan Gina, me detyrë (në atë kohë) drejtues pranë PRGJ Elbasan (gjithashtu subjekt rivlerësimi), disponohen të dhëna për përfshirje në veprime të kundërligjshme, shfaqur në formën e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit pasiv të prokurorit...”.

(Kliko ketu per te lexuar vendimin e KPK për Ema Gashin)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 12/10/2019 07:11

    Te keqijat qe i kane bere keta gjygjtare popullit nuk ja ka bere asnje pushtues qysh para romakeve.Dhe kurre nuk do te rivendoset e drejta qe kane humbur shqiptaret nga keta plehra.Kurse keta do ta gezojne pasurine e vendosur padrejtesisht gjithe jeten me familjaret e tyre!

    Përgjigju
  • Ardi: 11/10/2019 23:04

    Gjynah kjo e meriton se kryep...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare