Paketat e cigareve nuk do mjaftohen më vetëm me paralajmërime të efekteve shkatërruese te duhanpirësit, por edhe me foto të sëmundjeve të tmerrshme që ai shkakton.
 
Vendimi është marrë nga Komiteti Ndërsektorial, për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit dhe është publikuar në fletoren zyrtare.
 
Ai përcakton vendosjen në paketat e duhanit të paralajmërimeve për efektet shkatërruese të duhanit në shëndet, jo vetëm përmes teksteve, por edhe përmes një serie fotografish të “Sëmundjeve të tmerrshme”.

Komiteti, i cili ka për kryetar Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, përcakton se kjo masë do nisë të zbatohet në masë graduale, duke nisur fillimisht me paralajmërimet shëndetësore grafike të detyrueshme në ambalazhin e çdo pakete.
 
 Ndërkohë që nga 1 janari 2018 asnjë paketë nuk do hidhet në treg e pa shoqëruar me fotot e sëmundjeve.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)